Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Memaliajt, pasi në afërsi të stanit të tij, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Vasjar, u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë.

Policia thotë se në pranga u vu shtetasi me iniciale  M.Sh., i cili akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia thotë se po vijon intensivisht kontrollin e territorit për të evidentuar, parandaluar dhe goditur çdo tentativë për kultivim të bimëve narkotike.