I gjendet armë zjarri në banesë, arrestohet 28-vjeçari në Durrës

I gjendet armë zjarri në banesë, arrestohet 28-vjeçari në Durrës

Foto ilustruese

Një 28-vjeçar është arrestuar për armëmbajtje pa leje në Durrës. Policia njofton se ka ushtruar një kontroll të befasishëm në banesën e shtetasit Silvestër Grillo në lagjen nr 2 dhe i ka gjetur një armë zjarri pistoletë  dhe një sasi muncioni luftarak.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i Silvestër Grillo, 28 vjeç, banues në lagjen nr.2, Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për vepën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, amëve shpërthyese dhe municionit‘’.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024