Policia e Tiranës sekuestroi degët e kanabisit që Report Tv gjeti në tunelin në afërsi të Rinasit, i cili përdorej për përpunimin e kanabisit. 

Efektivë të Sektorit për Drogën në Policinë e Tiranës sekuestruan menjëherë degët e kanabisit që u sollën në redaksinë e Report Tv nga gazetari Driçim Çaka. Policia i mori si provë materiale degët e gjetura në tunelin që dikur përdorej nga Forcat e Armatosura. 

Ndërkohë menjëherë pasi Report Tv tregoi se në tunel kishte ende kanabis dhe një granatë dore, Policia e Tiranës shkoi përsëri pranë Rinasit, për të sekuestruar provat e reja. Policia ka sekuestruar granatën dhe thotë se po punon për të zbuluar kush e kishte fshehur aty.

report tv
(Efektivi i policisë së Tiranës duke sekuestuar kanabisin e gjetur nga gazetari)

[gallery]24373[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com