Cënohet sërish siguria e pushuesve/ I grabitën me armë Audi Q5 dhe 6 mijë franga turistit në Durrës, 3 të arrestuar (VIDEO)

DURRËS- Rendi dhe siguria e pushuesve në vend është cenuar sërish! Pas të shtënave me armë në hotelin "Voloreka" në Tushemisht një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në zonën bregdetare pranë Shkëmbit të Kavajës.

Tre persona të armatosur i kanë dalë para një turisti dhe nën kërcënimin e armëve kanë arritur t'i grabisin automjetin luksoz dhe 6 mijë franga zvicerane. Report TV zbardh dinamikën e ngjarjes. Mësohet se shqiptari nga Maqedonia e Veriut, që jetonte në Zvicër kishte lënë makinën para një marketi te Shkëmbi i Kavajës. Ai është futur në market, teksa në makinë ka mbetur vetëm bashkëshortja e tij. Sapo ka parë grabitësit me pistoletë, ka zbritur menjëherë. Gjatë ndjekjes, ato kanë braktisur mjetin në një fshat të Kavajës.

Policia e Shtetit në një njoftim për mediat tha se autorët e kësaj ngjarje janë vënë në pranga në një kohë të shpejtë. Gjatë operacionit u bllokua makina e vjedhur Audi Q5. Ngjarja mësohet se ka ndodhur një ditë më parë pranë një marketi te Shkëmbi i Kavajës. Pre e kësaj grabitje ka rënë shtetasi shqiptar me banim në Zvicër.

Në pranga kanë rënë Kastriot Ramazani, 33 vjeç nga Durrësi i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentative si dhe vjedhje të tjera. Personi i dytë i arrestuar është Hamid Skuqi 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale "Vrasja” dhe në Shqipëri për veprat penale “Vjedhja” dhe "Armëmbajtja pa leje". Personi i tretë i arrestuar si bashkëpunëtor është Gazmend Doçi, 42 vjec banues në Durrës.

Sa i përket rrethanave të ngjarjes mësohet se Ramazani dhe Skuqi i kanë dalë para turistit në rrugën dytësore, pranë Shkëmbit të Kavajës dhe nën kërcënimin e armës e kanë detyruar t'u dorëzojë mjetin e tij audi Q7 dhe 6 mijë franga që kishte me vete.  Fatmirësisht pak çaste pas ngjarjes ka kaluar një patrullë policie, ku i dëmtuari ka kërkuar ndihmë. Policia është vënë në ndjekje të autorëve të cilët kanë kërkuar ndihmën e Docit për të fshehur automjetin.

Policia bën të ditur se i ka ndjekur grabitësit dhe ka arritur të sekuestrojë automjetin, ndërsa po punohet për gjetjen e 6 mijë frangave.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/08/2020 01:22

    Sa mire qe ishte shqipo dhe jo nje turist vertet I huaj,si ata ceket e shkrete qe u vrane!Maskarenjte na prishen imazhin,s'mjaftojne krimet jashte,por vazhdojne dhe Brenda.

    Përgjigju
  • Ilo: 13/08/2020 17:24

    Nga ata qe kane vjedhur gjysmat prokurorit dhe gjyqtareve dhe ligji behet i bardhe nuk i lexohen nenet, pas 6 muajsh i ke perseri si qente e sallahanes rrugeve te Durresit.

    Përgjigju
  • Dielli lind nga perendon: 13/08/2020 16:15

    Handi, Ramazan, Gazmend..... Emra tipik Albanistanas! Fare e keqe!

    Përgjigju
  • asl: 13/08/2020 14:32

    Futi ne kafaz ci do leri te ngordhin si qeni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja