POGRADEC Dy persona kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të hotelit "Voloreka" në Tushemisht. Hoteli "Voloreka" i cili është qëlluar me 100 plumba mëngjesin e sotëm, është në pronësi të Emanuela Muçllarit, bashkëshortes së Jetmir Muçllarit.

Burime bëjnë me dije se 100 plumba janë qëlluar në drejtim të makinave të parkuara, duke dëmtuar 6 makina luksoze. Ndërkohë me 24 plumba kanë qëlluar vetëm makinën e pronarit, Jetmir Muçllari. Sipas informacioneve, kriminelët kanë qëlluar edhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit.

Pronari i hotelit "Voloreka", Jetmir Muçllari ka zbuluar se atentatorët kanë qëlluar disa herë në drejtim të dhomës së djalit të tij dhe dy dhomave të tjera, ku ishin turistë. Muçllari deklaroi se janë të kërcënuar të gjithë si familje dhe ka kërkuar mbrojtje nga policia.

"Kanë qenë dy persona në këmbë, të cilët kanë qëlluar me kallashnikov,duke shkehur disa karikatorë në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit. Atentatorët kanë qëlluar disa herë në drejtim të dhomës ku flinte djali dhe dy dhomave ku ishin turistë. Nga plumbat nuk ka persona të lënduar. Fillimisht autorët qëlluan në drejtim të rojes së hotelit, duke i kërkuar që të mos lëvizte. Plumbat dëmtuan dy makinat e mia dhe të djalit dhe 4 mjete të turistëve. Jemi të kërcënuar si familje. Kërkojmë mbrojtje nga policia. Dyshoj se objektiv i atentatit të sotëm dhe atij që ndodhi para një jave ka qenë djali im. I kam denoncuar me emra autorët por policia nuk po vepron. Kërkoj azil për dy djemtë, pasi këtu ju rrezikohet jeta", deklaron për "Report Tv", Jetmir Muçllari.

Sipas tij, janë goditur dy makinat e tij dhe katër makina të pushuesve. "Kam pasur edhe një problem më përpara, kur personi që më dogji makinën më ka dalë me 30 veta aty. Nuk më lejonin që të futesha në gjykatë. Vajta tek drejtori u ankova, personat i kam denoncuar e i kam dhe me foto. Nuk më lejonin të hyj në gjykatë, u bë punë e madhe. Njëri nga këta u arrestua, të tjerët janë vërdallë akoma. Konflikti ka nisur pasi djali ishte zënë me një bashkëmoshatarin e tij. Erdhi një dajë i tij e i sqaruam gjërat. Mbas një viti këta pretendonin se na shet dengla, na xhiron gomat, prandaj i dogjën makinën. Makinën e kishte çuni i madh që është në Amerikë. Fotot e makinës së djegur i kam. Personat u kapën, një person u fut në burg, ndërsa tjetri është i përkëdhelur, sepse i punojnë dhe dajot në polici. Njëri nga këto është Meard Berberi, që është një nga kriminelët më të mëdhenj në Pogradec. Edhe atij që i thonë Iliri i Rushkës. Prej këtyre të dyve është mëse e sigurtë, sepse këta janë në kërkim dhe shfrytëzojnë rastin. Mua më kanë ardhur 30 persona përpara gjykatës dhe këta nuk kanë bërë asgjë", deklaroi pronari i lokalit të hotelit "Voloreka".

Ky nuk është atentati i parë që i bëhet Jetmir Muçllarit, pasi në 2013 është qëlluar me armë nga Edmond Fezollari. Ndërkohë që është tentuar që të bëhet atentat edhe në datën 1 gusht të vitit 2020, por nuk është raportuar si ngjarje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:29
Pamje nga atentati i sotëm në Hotel 'Voloreka' në Tushemisht

1596878968_tushemisht.jpg

Pamje nga atentati i sotëm

Report TV siguron foto nga atentati i sotëm në Hotel "Voloreka"  në Tushemisht, ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj dhomës së djalit të pronarit të hotelit Jetmir Muçllari dhe 6 makinave luksoze që ishin parkuar në hotel.

Ora 10:53
Flet Jetmir Muçllari: Objektivi i atentatit djali im, kam denoncuar me emra autorët por policia nuk vepron (VIDEO)

Pronari i hotelit "Voloreka", Jetmir Muçllari ka treguar se kanë qenë dy persona në këmbë, të cilët kanë qëlluar me kallashnikov, në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit. Sipas tij, objektivi i atentatit ka qenë djali i tij. Ata kanë qëlluar fillimisht në drejtim të rojës së hotelit, duke i kërkuar që të mos lëvizte.

Ai ka zbuluar se kanë qëlluar disa herë në drejtim të dhomës së djalit të tij dhe dy dhomave të tjera, ku ishin turistë. Pronari i hotelit, Jetmir Muçllari thotë se janë të kërcënuar të gjithë si familje dhe ka kërkuar mbrojtje nga policia.

"Kanë qenë dy persona në këmbë, të cilët kanë qëlluar me kallashnikov,duke shkehur disa karikatorë në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit. Atentatorët kanë qëlluar disa herë në drejtim të dhomës ku flinte djali dhe dy dhomave ku ishin turistë. Nga plumbat nuk ka persona të lënduar. Fillimisht autorët qëlluan në drejtim të rojes së hotelit, duke i kërkuar që të mos lëvizte. Plumbat dëmtuan dy makinat e mia dhe të djalit dhe 4 mjete të turistëve. Jemi të kërcënuar si familje. Kërkojmë mbrojtje nga policia. Dyshoj se objektiv i atentatit të sotëm dhe atij që ndodhi para një jave ka qenë djali im. I kam denoncuar me emra autorët por policia nuk po vepron. Kërkoj azil për dy djemtë, pasi këtu ju rrezikohet jeta", deklaron për "Report Tv", Jetmir Muçllari.

Ora 10:28
VIDEO/ Pronarit të hotel 'Volorekës' i është bërë atentat edhe në 1 gusht, dyshohet se të njëjtët persona qëlluan sot

"Report TV" ka publikuar videon e atentatit të 1 gushtit në hotel "Voloreka". Ndërsa jemi akoma në sezonin turistik, 100 plumba janë qëlluar në drejtim të këtij hoteli.

Në videon e publikuar nga "Report Tv", nuk duket sikur është qëlluar, por sipas informacioneve është qëlluar me tre plumba. Të njëjtët persona dyshohet që të kenë bërë atentatin e ditës së sotme.

Kjo zonë është shumë e frekuentuar nga turistët, duke u kërcënuar edhe jeta e pushuesve që kanë qenë rezident në këtë hotel gjatë ditës së sotme. Akoma nuk ka një pistë për zbardhjen e ngjarjes.

Mund të kishte përfunduar në tragjedi, por breshërisë së plumbave u shpëtoi fatmirësisht edhe djali i pronarit të hotelit, pasi siç "Report Tv" mëson autorët kanë qëlluar veçanërisht në drejtim të dhomës së djalit. Edhe në 1 gusht, në të njëjtën skemë, duke qëlluar me armë jashtë hotelit, Muçllarit iu bë atentat, në një ngjarje të pa raportuar nga policia, dhe ende me autorët e paidentifikuar. Uniformat blu kanë kamerat e sigurisë së hotel "Voloreka", të cilat "Report Tv" i disponon, të atentatit të 1 gushtit.

 

Ora 10:09
Dy atentate në 7 ditë në hotel 'Voloreka'! Qëllohet me armë në drejtim të djalit të pronarit, 24 plumba makinës së Jetmir Muçllarit (VIDEO)

Dy persona kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të hotelit "Voloreka" në Tushemisht. 

Burime bëjnë me dije se 100 plumba janë qëlluar në drejtim të makinave të parkuara, duke dëmtuar 6 makina luksoze. Ndërkohë me 24 plumba kanë qëlluar vetëm makinën e pronarit, Jetmir Muçllari.

Sipas informacioneve, atentatorët kanë qëlluar edhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit.

Ky nuk është atentati i parë, pasi më 1 gusht janë qëlluar 3 plumba në drejtim të hotelit, por kjo ngjarje nuk është raportuar më herët.

Ora 09:51
U qëllua me mbi 100 plumba, hoteli 'Voloreka' në pronësi të Jetmir Muçllarit dhe bashkëshortes së tij

Hoteli "Voloreka" i cili është qëlluar me 100 plumba mëngjesin e sotëm, është në pronësi të Emanuela Muçllarit, bashkëshortes së Jetmir Muçllarit. Sipas ekstraktit të regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit, Jetmir Muçllari rezulton bashkëpronar me gruan e tij.

Ky nuk është atentati i parë që i bëhet Jetmir Muçllarit, pasi në 2013 është qëlluar me armë nga Edmond Fezollari. Ndërkohë që është tentuar që të bëhet atentat edhe në datën 1 gusht të vitit 2020.

Ora 09:47
Qëllohet me armë në parkingun e hotelit 'Voloreka' në Tushemisht, dëmtohen 6 makina luksoze (VIDEO)

Gjatë orëve të para të mëngjesit është qëlluar me armë në drejtim të hotelit "Voloreka" në Tushemisht.

Sipas informacioneve për "Report Tv", janë dëmtuar 6 makina luksoze nga plumbat e armës. Makinat luksoze të tipeve të ndryshme kanë marrë dëmtime, duke u shkaktuar dëme materiale si shkak i plumbave.

Hoteli rezulton në pronësi të Emanuela Muçllari, bashkëshortes së Jetmir Muçllarit, i cili është ortak në këtë biznes.

Burime bëjnë me dije se Jetmir Muçllari ka pasur konflikte të mëparshme, pasi i ka shpëtuar një atentati në vitin 2013. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.