I grabitën një tufë me para dhe biçikletën një qytetari, pranga për dy autorët në Tiranë! U sekuestrohen një armë zjarri dhe kanabis

I grabitën një tufë me para dhe biçikletën një qytetari, pranga për dy autorët në Tiranë! U sekuestrohen një armë zjarri dhe kanabis

Foto ilustruese

TIRANË- Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë së Tiranës për shkak pasi vodhën nën kërcënimin e armës një shumë parash dhe një biçikletë. Shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre. Dy të rinjve u janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një shumë parash dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.   

'Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas njoftimit të marrë se në Selitë, disa persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës, i kishin marrë shtetasit K. Z., 23 vjeç, një shumë parash dhe biçikletën, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Escape", për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. 

Si rezultat u arrestua dy autorët 19 vjeç dhe 23 vjeç , banues në Tiranë, për veprat penale "Vjedhja me dhunë", kryer në bashkëpunim, "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; .

Gjithashtu, u shpallën në kërkim M. F., 23 vjeç, dhe E. S., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë nën kërcënimin e armës, shtetasit K. Z., 1450 euro, një shumë lekësh, aparatin celular dhe biçikletën.    

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit S. O. iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur gjatë vjedhjes dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve ka rezultuar se ky shtetas ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”, duke dalë jashtë banesës. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025