I hapte llogari false në Facebook dhe i qëlloi me armë shtëpinë adoleshentes, në pranga 17-vjeçari

I hapte llogari false në Facebook dhe i qëlloi me armë shtëpinë adoleshentes, në pranga 17-vjeçari

Arma e përdorur nga adoleshenti

Një tjetër ngjarje e rëndë që buron nga rrjetet sociale ndodhi në Shkodër. Një djalë 17-vjeçar banues në Bardhaj u konfliktua me një vajzë bashkëmoshatare, për shkak se në mënyrë të vazhdueshme ai hapte llogari false në rrjetet sociale, me të dhënat dhe fotot e saj.

Ky konflikt ka shkuar deri aty sa djali ka marrë një armë zjarri pushkë dhe ka qëlluar në drejtim të shtëpisë së vajzës.

Policia e arrestoi të riun ndërsa në banesë i gjeti edhe pushkën me të cilën qëlloi banesën e 17-vjeçares.

'Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri. Qëlloi me armë zjarri në drejtim të banesës së një shtetaseje, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet arma e zjarrit pushkë. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë ndërhyrjes së shpejtë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit mes dy shtetasve, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. N., 17 vjeç banues në Bardhaj, Shkodër. 

Ky shtetas, pasi është konfliktuar me një 17-vjeçare, për shkak se në mënyrë të vazhdueshme ai hapte llogari false në rrjetet sociale, me të dhënat dhe fotot e saj, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës. 

Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë 17-vjeçarin dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe ambientet përreth saj kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit pushkë më të cilën dyshohet se ka qëlluar në drejtim të banesës.    

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike“, “Kanosja“, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.'= njofton policia.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet