GJERMANI-Një 27 vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në qytetin e Dölauer Heide në Gjermani. Sipas mediave në Gjermani viktima është gjetur tre ditë më parë në një kanal në pyllin e këtij qyteti. Trupi i shqiptarit është gjetur i mbuluar me gjethe ndërsa hetuesit kanë mundur të zbulojnë identitetin e viktimës nëpërmjet ADN-së.
Pavarësisht kësaj, autoritete gjermane nuk kanë bërë publik emrin për mediat. Mediat gjermane bëjnë me dije se shqiptari ishte qëlluar me thikë dhe armë por ende nuk dihet se kush mund të jetë autori dhe përse ka ndodhur vrasja.