I heqin çadrat që i administronte prej 15 vitesh, denoncon biznesmeni në Sarandë: Aferë korruptive, ai që i ka përfituar nuk plotëson asnjë kriter! Nuk dua të derdhet gjak si në Velipojë

Kofliktet për stacionet e plazhit nuk kanë fund. Pas konfliktit të Velipojës që përfundoi në masakër me 4 të vrarë, një tjetër ka lindur në Ksamil

Para 2 ditësh policia ka hequr çadrat e hotelit 'Kështjella' në pronësi të Albert Sulës i cili menaxhonte plazhin prej 15 vjetësh, duke e ndarë plazhin në mes. Në një intervistë për Report Tv, biznesmeni thotë se ky veprim është korruptiv dhe se personit të cilit i është dhënë plazhi nuk e përfiton në bazë të kritereve pasi nuk ka njësi akomoduese hotel.

Ndarja e plazhit ka krijuar problemin e mungesës së tualeteve dhe rojeve vrojtuese pasi kanë mbetur në zonën e cila i është marrë nga personi tjetër. Më tej biznesmeni thotë se nuk dëshiron që të derdhet gjak si në Velipojë, por të hetohet sesi zona e plazhit që ai administronte prej 15 vitesh është përfituar nga person që ka vetëm një lokal me qira.

'Ka ndodhur një padrejtësi një komshiu im që ka marrë nje lokal me qira ka aplikuar dhe i është miratuar një sipërfaqe prej 400 m2 dhe asi nuk plotëson asnjë kush asnjë kriter nga ato që ka përcaktuar ministria. Kam përfituar 780 m kam bërë pagesën për këtë sipërfaqe. Situata është e ndërlikuar pasi këtu ka afera korruptive personi në fjalë e ka barë aplikimin në emër të gruas, e ka bërë i pari aplikimin. Nuk plotëson asnjë kriter. Shkelja është tek kriteret dhe tek rregullat që ka Ministria e Turizmit. Bashkia nuk më ka përfillur fare, dhe këto gjëra janë bërë në kushte të papërshtatshme. Këto janë bërë në bashki dhe mua më kanë zënë zemrën e plazhit. Tani më kanë zaptuar edhe dhomat e zhveshjes, dushet, tualetet pasi kanë mbetur në atë pjesën e atij zotërisë. Momentalisht e ka marrë lejen ai i pari dhe hoqën shezlonet në mes të ditës. mua po më shkatërrohet biznesi. Unë këtë plazh e kam në përdorim, shteti mund ta marrë por nuk e meriton ai person që të marrë plazhin, pasi ka vetëm një lokal me qira. Në 2021 të ndodhin këto fenomene, pasi shteti nuk po funksionon në kohën e duhur dhe ky është një imazh i keq për turizmin tonë. Është situata e tensionuar. Nuk dua të derdhet gjak, unë dua ti zgjidh në mënyrë ligjore. Shteti të hetoj si ka mundësi që e ka përfituar ai ndërkohë që unë kam 15 vite që i administroj. Kam punuar 20 vite në Greqi, nuk e meriton ai që ta marrë atë pjesë plazhi. Po më shkatërron biznesin.'- tha biznesmeni.

Operacioni "Bregdeti Ynë" është zhvilluar vetëm ditën e djeshme në Ksamil, ndërsa sot shihet se nuk ka asnjë ndërhyrje nga policia. Report Tv mëson se në bashkinë e Sarandës janë 155 subjekte që kane aplikuar për stacione plazhi dhe deri tani kanë marrë 100.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën