David Pugh, 55 vjeç, ishe në gjumë kur hajdutët mësynë në shtëpinë e tij në Uest Midlands në Angli, duke sulmuar djalin e tij adoleshent, qenin dhe duke u kërkuar para.
Por ai luftoi trimërisht me burrat e maskuar, të cilit kishin hanxharë, shkop bejsbolli dhe shufër golfi, deri sa i detyroi t’ia mbathnin me duart bosh.
Pamjet shqetësuese tregojnë pasojat e lëndimeve të Pugh, pasi ai përfundoi me hundë të thyer dhe disa lëndime të tjera në fytyrë, teksa u përpoq të mbronte shtëpinë e tij me vlerë 400.000 sterlina.
I zoti i shtëpisë është trajnuar në artin izraelit marcial të vetë-mbrojtjes Krav Maga dhe tha se veproi instinktivisht kur pa që hajdutët i kishin hyrë në shtëpi.
Ai u qëllua disa herë në kokë dhe grabitësit desh i vranë edhe qenin.
Ai shtoi: 'Policia tha se është një prej sulmeve më brutale në shtëpi që kanë parë ndonjëherë”.
[gallery]25567[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com