E rrallë por e vërtetë, ndodh në Shqipëri. Një ngjarje mjaft tronditëse por edhe e rrallë ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Një 58-vjeçar ka tentuar të përdhunojë të moshuarën 70 vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur sot fshatin Zvërnec,ku Fotaq Gori pas mesnate i ka hyrë në banesë 70 vjeçares, duke tentuar të abuzojë me të. E moshuara e traumatizuar ka lëshuar britma duke bërë që të zgjohen komshinjtë dhe të lajmërojnë policinë për ngjarjen

Kjo e fundit sapo ka mbërritur në shtëpinë e 70 vjeçares ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 58 vjeçarit. 

E moshuara është asistuar edhe nga psikologët e policisë duke e qetësuar disi pas ngjarjes së rëndë.

Raste të përdhunimit e të abuzimit me të mitur e vajza të reja ndodhin shpesh, por ky ishte vërtete një rast i veçantë pas të cilit edhe të moshuarat duhet të kenië frikë.

Redaksia Online
(s.m/shqiptarja.com)