Një 25-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia ditën e sotme në Tiranë pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie me dhunë me një grua. Sipas policisë, 25-vjeçari me inicialet G.J, ka hyrë me dhunë në shtëpinë e gruas, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Njoftimi i plotë i policisë:
U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.J.,vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, ka hyrë në banesën e një shtetaseje dhe dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Punohet për kapjen e G.J. Neni 102 i Kodit Penal.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com