I ikin bombardimeve në Ukrainë, Albina e Anita shkojnë për herë të parë në atdheun e tyre në Kosovë: Shpresojmë që lufta të përfundojë  

Të lindura në Ukrainë, Albina dhe Anita nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën, por lufta e deshi që ato të kthehen në vendlindjen e të parëve. Dy vajzat, njëra 14 dhe tjera 12 vjeçe, nuk janë lejuar të kthehen në atdhe, por gjuhën shqipe kanë arritur ta dëgjojnë për herë të parë gjatë pushimeve të vjetshme në Sarandë. Pas luftimeve të ashpra në qytet, ata mundën të vijnë në atdhe, nëpërmjet korridoreve humanitare.

Pasi i ikën luftës në Summy, Albina dhe Anita po qëndrojnë në Prizren, ku edhe kanë nisur shkollën.

“Ditën e parë jam trembur pak. Por tani jam shumë e kënaqur pasi shoqëria dhe mësuesit po më ndihmojnë. E ndjej veten si në shtëpinë time. Ishte shumë e vështirë të ndahesha nga vendlindja, shkolla dhe shoqëria. Por shpresoj se situate do të qetësohet dhe do të mund të kthehem”, tha Albina Qelaj

 “Ndihem e kënaqur me mikëpritjen që më është bërë dhe shpresoj që shumë shpejt të kthehem në vendin tim. Dallimi në mes shkollës në Ukrainë dhe Kosovë, është se këtu mësuesit janë më të afërt me nxënësit sesa atje”’, shtoi Anita Qelaj.

Xhavit Qelaj nga Kosova thotë se jeton në Ukrainë që prej vitit 2005, ku edhe ishte martuar. Tanimë ai dhe familja e tij ndihen të sigurt dhe luten që lufta atje të përfundojë sa më shpejt.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe

FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe