TIRANË - Ndërron jetë nga koronavirusi në moshën 62-vjeçare drejtori i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu.
Prej më shumë se një jave ai ishte i shtruar në spitalin "Shefqet Ndroqi" ku fatkqësisht nuk arriti të fitojë betejën me COVID-in.
Hysenlliu ishte inxhinieri i cili u mor me inspektimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për familjarët. Ai shkruan se Hysenlliu nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit.
"Agron Hysenlliu ishte një profesionist i shkëlqyer, që nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit. Sot ai u nda nga jeta, duke lënë pas trishtimin e ikjes së një njeriu të rrallë e inxhinieri unik. Tirana e re që po ndërtohet rrënojash, do mbajë përjetë emrin e tij. Ngushëllime familjes e gjithë kolegëve që i deshi aq shumë" - shkruan Veliaj.
Profesor Hsyenlliu u diplomua në Universitetin Politeknik të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, si Inxhinier Ndërtimi.
Ai u specializua për Strukturat e holla dhe Sizmicitet si dhe zotëron Licencë për Projektim, Ndërtime Civile dhe Ekonomike, Punime Speciale Ndërtimi, Ndërtime Rrugore, Ndërtim Ura dhe Vepra Arti, Vepra të Veҫanta e Punime Speciale.
Me një eksperiencë prej 35 vitesh në fushën e projektimit, zbatimit , kolaudim supervizimit në fushën e ndërtimit ai i kushtoi jetën e tij inxhinierisë.
Ai ishte projektues i 40 veprave ndërtimore në Shqipëri, 4 në Kosovë e 4 në Maqedoni.
Lajmi kryesor:
COVID shënon tjetër rekord në Shqipëri/ 597 raste të reja dhe 11 viktima! Virusi i merr jetën nënkolonelit shqiptar dhe drejtorit të Institutit të Ndërtimit
-
Pis njeri...njeri i lig..
Përgjigju -
Ngushellime familjes
Përgjigju -
Ngushellime familjes. Nuk bie Covid tek plehrat qe vijne verdalle gjithe diten dhe i bejne karshillek virusit dhe policise, por merr njerezit me te mire.
Përgjigju -
ZOTI VONON POR NUK HARRON JO,,,NJERIUN E KEQ E FUT NE GROPE,,,DOLI KY HYSENLLIU DHE THA SE TEATRI KA RREZIK SHEMBJEJE DHE RA TERMETI I NENDORIT DHE NUK U SHEMB,,,,SHKOI NE THUMANE DHE I THA BANOREVE TE PALLATEVE QE NUK KA RREZIK SHEMBJEJE ,,,,PAS DY MUAJSH AI PALLAT U SHEMB DHE VDIQEN ATY 20 VETA,,,SHPIRTI NE XHEHENEM TE SHKOFTE....U PASTRUA EDHE NJE BAJGE NGA TIRANA...
Përgjigju -
Ngushellime familjes, eshte lajm qe ne cdo rrethane te trishton. Por nga ana tjeter te irriton pa mase, qe si referim ju mediat e tredhura perdorni mesazhin e atij qelbesires ne krye te bashkise. Mos dil me ne tv e media o skuth o lëtyre se ne cdo dalje tende acaron me keq njerezit. Ti e shpurra jote e perdoret te ndjerin ne punet tuaja te pista. Qelbesire
Përgjigju -
Gjynaf i shkreti nuk e oa teatrin e ri. Ti rrojne kalamanjte
Përgjigju











Komente
Komento