I Infektuar me COVID-19, Macron: Kam lodhje, dhimbje koke e kollë (VIDEO)

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka folur për herë të parë pas infektimit me COVID-19. Macron është vetëkarantinuar në rezidencën zyrtare në Versajë ku do të qëndrojë deri sa të shërohet.

Macron shprehet se ka disa simptoma momentalisht si kollë të thatë, lodhje e dhimbje koke

‘’Doja t’ju siguroja se jam mirë. Unë kam të njëjtat simptoma si dje, veçanërisht lodhje, dhimbje koke, një kollë e thatë. Do të kthehem së shpejti. Nuk ka asnjë arsye për të besuar se kjo do të shkojë keq. Unë jam duke punuar me një ritëm pak më të ngadaltë për shkak të virusit, por unë do të vazhdoj të përqendrohem në çështje me përparësi të lartë, të tilla si trajtimi ynë i epidemisë, ose, për shembull, dosja e Brexit”, tha Macron.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille