‘I infiltruari në protestën para bashkisë i dënuar në Itali’, Policia nxjerr ‘blof’ Rithemelimin: Gënjeshtër, kur ndodhi ngjarja ishte 8 vjeç

‘I infiltruari në protestën para bashkisë i dënuar në Itali’, Policia nxjerr ‘blof’ Rithemelimin: Gënjeshtër, kur ndodhi ngjarja ishte 8 vjeç

1713723296_bashkiatirane.jpg

Akuzat e Rithemelimit se polici Ervin Zela që ndodhej në protestën para bashkisë së Tiranës është dënuar me 12 vite burg për vrasje në Itali janë rrëzuar nga Policia e Shtetit. Sipas policisë lajmi i publikuar në disa medie nuk është i vërtetë, pasi efektivi është i datëlindjes 2000 dhe kur ka ndodhur ngjarja për të cilët e akuzon Rithemelimi, Zela ka qenë vetëm 8 vjeç.

Reagim i Policisë së Shtetit:

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa portale për një punonjës Policie, sqarojmë opinionin publik se pas verifikimeve të kryera, lajmi i publikuar është i pavërtetë. Shtetasi E. F. Z., i datëlindjes  07.11.2000, është bërë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit në janar të vitit 2022, pasi ka mbaruar kursin për Patrullë të Përgjithshme, në Kolegjin e Policisë, pranë Akademisë së Sigurisë.

Shkrimi i publikuar në mediat italiane i referohet ngjarjes së ndodhur në vitin 2008, dhe në atë kohë punonjësi i Policisë, shtetasi E. F. Z., ka qenë 8 vjeç. Publikime të tilla dashakeqe dhe të pavërteta, cenojnë imazhin e punonjësit të Policisë dhe të Organizatës së Policisë.


Lajmi kryesor:

Protesta e dhunshme e Rithemelimit dhe PL-së para Bashkisë Tiranë, arrestohet 53-vjeçari! Kundërshtoi dhe dhunoi policinë (EMRI)


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja