TIRANË - Një 53-vjeçar është arrestuar doitën e sotme nga policia, pasi gjatë protestës së dhunshme të thirrur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë përpara Bashkisë Tiranë, ai ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë.
Arrestimi i 53-vjeçarit të identifikuar si Artan Muçmata vjen si rrjedhojë e hetimeve që po kryehen nga policia e shtetit në lidhje dhunën e ushtruar nga protestuesit të thirrur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë, në protestën para Bashkisë Tiranë, më 19 prill 2024.
“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me aktet e dhunshme gjatë protestës së datës 19.04.2024, përpara Bashkisë Tiranë, u ndalua shtetasi A. M., 53 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë protestës, 53-vjeçari ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë”,-njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Akuzat e Rithemelimit se polici Ervin Zela që ndodhej në protestën para bashkisë së Tiranës është dënuar me 12 vite burg për vrasje në Itali janë rrëzuar nga Policia e Shtetit. Sipas policisë lajmi i publikuar në disa medie nuk është i vërtetë, pasi efektivi është i datëlindjes 2000 dhe kur ka ndodhur ngjarja për të cilët e akuzon Rithemelimi, Zela ka qenë vetëm 8 vjeç.
Reagim i Policisë së Shtetit:
Në lidhje me një lajm të publikuar në disa portale për një punonjës Policie, sqarojmë opinionin publik se pas verifikimeve të kryera, lajmi i publikuar është i pavërtetë. Shtetasi E. F. Z., i datëlindjes 07.11.2000, është bërë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit në janar të vitit 2022, pasi ka mbaruar kursin për Patrullë të Përgjithshme, në Kolegjin e Policisë, pranë Akademisë së Sigurisë.
Shkrimi i publikuar në mediat italiane i referohet ngjarjes së ndodhur në vitin 2008, dhe në atë kohë punonjësi i Policisë, shtetasi E. F. Z., ka qenë 8 vjeç. Publikime të tilla dashakeqe dhe të pavërteta, cenojnë imazhin e punonjësit të Policisë dhe të Organizatës së Policisë.
-
Ky53 vjeçar nuk kishte imunitet
Përgjigju -
nuk ka shtet nuk ka vetem hajdute qe ja fusin njeri tjetrit.
Përgjigju -
Me vjen keq qe nuk funksionon shteti,ai dhe tipaa te atile duhet denuar 10 vite burg,ngaa keto 5 vitee don rrah cdo dite nga 3 here.
Përgjigju -
Ambasadat mike te Shqiperise bëjnë shumë mirë që i tregojnë opozitës shqiptare të mos përzihet në punët e brendshme te Shqipërisë! Por duhet më tepër në këtë drejtim! Duhet qe te ndikojne tek shtetet e tyre qe te shpallen sa me shume opozitare non grata ne SHBA dhe BE! Dhe ti sygjerojne SPAKut sa me shume procese e arrestime per opozitaret!
Përgjigju -
Kush shkel ligjet e shtetit duhet te perfundojne ne burg.
Përgjigju -
dajak ,2vjet mrena
Përgjigju -
Si ka mundësi se të gjith protestuesit janë Tropojan,Kuksian që e kanë shëndritur Tiranen!
Përgjigju











Komente
Komento