I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative për shkeljen e bërë, por arrestohet në flagrancë për "mitdhënie". Në prangat e policisë ka rënë Festim Mina, 41 vjeç, banues në fshatin Metoq, Sarandë.

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Lushnjë-Fier, duke udhëtuar me mjetin tip “Renault”, me targë AA 754 KN, i ka ofruar 2000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor për ta falur për shkeljen e bërë, për shpejtësi tej normave të lejuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com