I jepet lamtumira e fundit ish-deputetit të PS, Apostoli: Një parlamentar i vërtetë (VIDEO)

Ditën e sotme i është dhënë lamtumira e fundit ish-deputetit socialist të qarkut Korçë Niko Faber, i cili u nda nga jeta një ditë më parë si pasojë e një ataku kardiak.

Në homazhin e mbajtur në nder të tij ishin të pranishëm familjare, miq dhe kolege, të cilët shprehen ngushëllimet për humbjen e Niko Faber.

Ceremonia u zhvillua në Katedralen e qytetit të Korçës, ndërsa të pranishëm ishin edhe ish-deputeti Gaqo Apostoli dhe ish-kryetari i Bashkisë së Korçës në vitet 1996-2000, Dhionis Kotmilo.

"E ruanim miqësinë deri në ditët e fundit. Ndasitë për ne nuk kanë ekzistuar ", u shpreh ish-kryebashkiaku i Korçës, Dhionis Kotomilo

"Është një njeriu i madh, jo vetëm i Korçës, por i gjithë Shqipërisë. Ai ka qenë një njeriu shumë patriot. Ai ishte një njeriu që do ti mungojë Shqipërisë, Parlamentit. Ai ishte një parlamentar i vërtetë. Ka vënë mendimet e tij në mjaft ligje të natyrës ekonomike, financiare, të mbrojtjes së mjedisit dhe agrobiznesit. Niko ka qenë edhe sportist", u shpreh ish-deputeti Apostoli.

Niko Faber

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit