Ndahet nga jeta në moshën 80 vjeçare ish-deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Korçës, Niko Faber.

Faber ka ndërruar jetë për si pasojë e një ataku kardiak mëngjesin e së dielës.

Ish deputeti Faber ka qenë deputet në legjislaturën 1997-2001 dhe 2001-2005, si pjesë e grupit parlamentar socialist. Edhe pas karrierës në politike, Niko Faber ka qenë tepër aktiv për problematikat e qytetit të Korçës,

Ish-ministri i Financave Arbe Malaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Faber.

Një lajm i hidhur për vdekjen e papritur të ekspertit studiuesit dhe deputetit Niko Fabri. Përherë i angazhuar për sfidat e bujqësisë dhe problemet specifike të zonës të tij elektorale. Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve. I paharruar! U prehtë në paqe! I qofte i lehte dheu i kësaj toke deputetit model, të dashurit Niko Faber! Arbeni’, shkruan Malaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:39
Ndërron jetë ish deputeti socialist, Ruçi: Ndërtoi modelin e deputetit shqiptar, shembull për kolegët

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish deputetit Niko Faber. Ruçi shprehet se Faber ishte shembulli i maturisë, qytetarisë dhe ndërtoi modelin e deputetit shqiptar, shembull për t'u ndjekur nga kolegët e tij.

“Me trishtim mora vesh ndarjen nga jeta të ish deputetit Niko Faber. Niko Faber ka shërbyer për dy mandate, 1997-2001 dhe 2001-2005 si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i zgjedhur në qarkun e Korçës. Përkushtimi, maturia, qytetaria, kultura legjislative dhe lidhjet e ngushta me zgjedhësit dhe qytetarët ishin cilësi të vyera të kolegut tim Niko Faber. Këto cilësi ai i shfaqi në jetën dhe veprimtarinë e tij parlamentare, politike e shoqërore dhe nëpërmjet tyre ndërtoi një model të deputetit shqiptar, një shembull referimi për kolegët dhe gjithë funksionarët publikë në Shqipëri. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, si edhe në emrin tim personal i shpreh familjes, bashkëshortes, vajzës, djalit dhe të afërmve,  ngushëllimet më të ngrohta për humbjen e njeriut të dashur”, shkruan Ruçi.

Ora 17:19
Ndahet nga jeta ish-deputeti, Meta: E trishtë, njeri me kontribut të madh qytetar

1590091895_1590068335meta7.jpg

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish deputetit socialist, Niko Faber. Meta shprehet se Faber ishte një njeri me kontribut të madh qytetar jo vetëm në Korçë, por në të gjithë vendin.

"Lajm shumë i trishtë dhe befasues për mua ndarja nga jeta e ish-deputetit Niko Faber. Kontributi i Tij publik, si në Korçë dhe në nivel kombëtar do mbetet gjithmonë i nderuar. Do na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë, patriotë, me dinjitet dhe kontribut qytetar. Jam pranë familjes Faberi, të afërmve dhe të gjithë miqve të Tij në këtë ditë tragjike. I përjetshëm kujtimi i Tij", shkruan Meta.