Fier/ Vrasja e 20-vjeçarit, Grei hyri për të ndarë sherrin! Shoku i tij konflikt me dy kushërinj për ‘Like’ në rrjetet sociale! 2 të rinjtë në pranga

FIER- Mes dhimbjes, 20-vjeçari Grei Bihuci u përcoll sot (12 mars 2024) në banesën e fundit nga familjarët dhe miqtë.

Të trishtuar dhe me lot në sy kujtuan shokun e tyre dhe shprehën konsideratat më të mira duke thënë se ndihen tepër të pikëlluar për humbjen e jetës. U ndodh në vendin e gabuar, tha menaxheri i lokalit, ku i riu punonte pas shkollës.

“Ka qenë në momentin e gabuar. Personin tjetër nuk e njihja. Grei ka qenë thjesht në vendin e gabuar”.- u shpreh një koleg.

“Djalë i dashur me të gjithë ne. Nuk ishte vetëm shok dhe koleg, por ishte vëllai ynë.’- tha një koleg.

‘Më vjen shumë keq për nënë dhe motrat e tij. Grei ke për të mbetur gjithmonë në zemrat tona”, është shprehur një prej kolegeve të tij.

Grei Bihuci, nxënës i informatikës në shkollën “Petro Sota” u godit me thikë paraditen e së hënës, (11 mars)  në qendër të qytetit të Fierit nga 18-vjeçari Florjan Muka. Ai kishte ndërhyrë për të shuar konfliktin e shokut të tij, Olsi Serjani me dy kushërinjtë Muka nga fshati Kallm. 18-vjeçari Florjan Muka i cili kreu vrasjen bashkë me djalin e xhaxhait të tij, Klajdi Muka janë prangosur nga policia. Ndërsa 20-vjecari Serjani që mbeti i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Burime të Report Tv pranë grupit hetimor thanë se zanafilla e konfliktit është një foto në rrjetin social “Snapchat”. Debatin e kanë nisur kushërinjtë Muka me Olsi Serjanin dhe një tjetër të mitur, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Prej disa ditësh ata shaheshin në rrjetet sociale dhe u dërgonin foto me thika njëri-tjetrit, duke demonstruar forcën.

Ditën e hënë (11 mars), kushërinjte Muka e kishin lënë për tu sqaruar ballë për ballë me Olsi Serjanin. Ky i fundit ka thirrur në ndihmë mikun e tij, Grei Bihuci. Sqarimi nuk ka shkuar ashtu siç duhet pasi të rinjtë janë përleshur fizikisht pranë urës së Gjanicës në Bulevardin Jakov Xoxa. 18-vjecari ka nxjerr thikën dhe i ka qëlluar të dy, duke lënë të vdekur Grei Bihucin dhe të plagosur Olsi Serjanin.

18-vjeçari Florjan Muka dhe djali i xhaxhait të tij,  Klajdi Muka 17-vjec janë pas hekurave me dy akuza “Vrasje në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpunim”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar thika dhe një përforcues grushti, të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:39
Detaje nga vrasja në Fier/ Grei s’kishte lidhje me konfliktin, ndërhyri për të ndalur sherrin

1710240265_finalprojekt.00122821.Still153.jpg

Foto: Vendi ku u vra Grei Bihuçi

Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e ndodhur dje në Fier ku humbi jetën Grei Bihuçi.

Konflikti ka nisur disa ditë më parë mes dy kushërinjëve Florjan dhe Klajdi Muka, të cilët sherrin e kanë pasur me Olsi Serjanin dhe një tjetër djali të mitur.

Debatet kanë nisur në rrjetet sociale, fillimisht në rrjetin Snapchat për like, më pas në llagari të tjera të tyre.

Kushërinjtë Muka, Serjani dhe shoku i tij i mitur (Nebi) e kanë lënë dje të takohen për t"u sqaruar.

Me Olsin ka qenë edhe Grei Bihuci, i cili nuk ka pasur asnjë lidhje me konfliktin. Sa janë takuar, biseda është agravuar në debat deri në përdorim thikash. Bihuci ka tentuar të ndalë sherrin, por mbeti vetë viktimë, pa asnjë lidhje me konfliktin, informon gazetari Sokol Dema.

Ora 11:24
Homazhe në vendin ku u vra Grei Bihuci, kolegët ndezin qirinj dhe vendosin lule: Ishte një djalë shembullor

Shokë dhe kolegë të 20-vjeçarit Grei Bihuci, që u vra me thikë në qendër të Fierit kanë kryer homazhe në vendin ku i riu mbeti i vrarë i riu. Të afërmit kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur lule në vendin ku humbi jetën i riu. Teksa kryen homazhe, ata thanë se ai ishte një djalë që nuk sillte probleme.

‘Grei ishte vëllai jonë, një nga djemtë më të mirë në stafin tonë . Na vjen keq që u ndodh në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar. Nuk ishte djalë që sillte probleme, si në punë ku ne e kishim dhe në familje nuk kemi dëgjuar të kishte ndonjë sjellje të keqe.’- shprehet menaxheri i pastiçerie ku punonte Grei.

Njëri nga pjesëtarët e stafit, gjeti rastin tu bëj thirrje të rinjve që të qëndrojnë me këmbë në tokë.

‘Si pjesë e stafit ishte një djalë i përkushtuar i dashur. Thirrja që duhet të bëjë është që të mundohet rinia e sotme të qëndrojë sa më shumë me këmbë në tokë që mos të përfundoi si Grei. Shprehim ngushëllime familjes jemi shumë të shokuar nga kjo.’- tha një tjetër kolegë.

‘Shoku jonë, kolegu jonë. Ishte vëllai jonë. Dinte vetëm të thërriste motër! Ka mbajtur fëmijët e mi në krah! (qan) Më vjen shumë keq për nënë e tij për motrat e tij. Nuk ishte vetëm një djalë ishe gjithçka. Grei do mbetesh gjithmonë në zemrat tona.’- u shpreh një nga koleget me lot në sy.

 

 

Ora 10:46
Vrasja e të riut me thikë në Fier, arrestohet edhe një 17-vjeçar

 

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier për vrasjen e Grei Bihucit, një ditë më parë në qendër të Fierit.

Pas arrestimit të Florjan Mukës, sot u vu në pranga edhe 17-vjeçari K.M, banues në fshatin Kallm i Madh në Fier.

Sipas hetimeve, dyshohet se dy adoleshentët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë), Grei Bihucin 20-vjeç dhe plagosur O. S., 20 vjeç, i cili është në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një mjet prerës (thikë) dhe një përforcues grushti, të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja