BRAZIL-Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar me protagonis një futbollist shumë të njohur brazilian. Renan Victor da Silva, futbollist i Palmeiras, do të përfundojë në burg pasi shkaktoi vdekjen e një motoçiklisti pasi i jepte makinës në gjendje të dehur.
20 vjeçari po voziste me veturë pa patent shofer dhe në gjendje të dehur dhe e përplasi motoçiklistin fatkeq.
Mediat braziliane kanë njoftuar se aksidenti ndodhi në një provincë të Sao Paolos, ndërsa Renan kishte kaluar në korsinë e gabuar dhe e goditi për vdekje 38 vjeçarin që po e ngiste motorin.

Komente

