I ka premtuar hotel Sgarbit? Rama: Nëse do ndërtonte hotel ai, do ishte bordelloja më e madhe e ndërtuar ndonjëherë

I ka premtuar hotel Sgarbit? Rama: Nëse do ndërtonte hotel ai, do ishte bordelloja më e madhe e ndërtuar ndonjëherë

Vittorio Sgarbi Edi Rama

1717400858_sgarn.jpg

Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetari italian i Rai 3, nëse i ka premtuar një koncesion kritikut italian të artit dhe mikut të tij, Vittorio Sgarbi Rama e mohoi. Madje deklaroi me batutë se nëse ai do të ndërtonte një hotel, do të ishte 'bordelloja më e madhe e ndërtuar ndonjëherë'.

Rai3: Edhe Vittorio Sgarbi ka ardhur t’ju trokasë në derë, në një farë pike.
Kryeministri: Ka qenë gjithnjë nder të pres Vittorio Sgarbin. Është një italian i madh. Librat e tij do të mbeten, artikujt për të do të zhduken. Kjo është historia. Kur të flitet për Vittorio Sgarbin, do flitet për librat e tij, për njohuritë e tij mbi artin, për mënyrën e qëndrimit dhe të të bërit televizion, që është sigurisht ultra provokuese, por artikujt për të s’mendoj do i lexojë kush.
 Rai3:  Më lejoni ta them ca me provokim, që është paksa konflikt interesi që ai është një vlerësues i madh i artit të tuaj.
Kryeministri: Ah, jam në konflikt interesi unë me Vittorio Sgarbin? 
Rai3: Po, e thashë në mënyrë provokuese dhe simpatike. Ai është një vlerësues i madh i artit tuaj, Vittorio Sgarbi.
 Kryeministri: Po unë nuk fola për vlerësimin e tij për artin tim. Unë fola për vlerësimin tim për Vittorio Sgarbin. Konflikt interesi mund të ishte nëse unë do thoja se Vittorio Sgarbi është i madh, sepse çmon artin tim ose se Vittorio Sgarbi vlerëson artin tim, ndaj ai është i madh. Unë nuk e thashë. Ju më pyetët për Vittorio Sgarbin. Nuk e di se ç’hyn, por e kuptoj që Vittorio Sgarbi tani është pjesë edhe njëherë e një përplasjeje të madhe në Itali dhe ju doni ta sillni tek unë.
Rai3: Kam një pyetje specifike, sepse i njëjti burim qeveritar të cilit iu referova më parë pretendon se ju keni kërkuar, edhe përpara ministrave të tjerë, një koncesion shtetëror, një PPP.
Kryeministri: Për Vittorio Sgarbin
 Rai3: Po, pikërisht.
 Kryeministri: Po kush jua thotë këto histori?! Po çfarë janë këto histori. Një PPP për Vittorio Sgarbin!
 Rai3: Po, një hotel me lehtësira fiskale.
 Kryeministri: Po a e imagjinoni dot ju Vittorio Sgarbin që administron një hotel. Do të ishte bordelloja më e madhe në historinë e hotelerisë, ndjesë.
 Rai3: Me bordello e ke fjalën tamam për atë bordello?
 Kryeministri: Jo, për atë bordello ndoshta e keni fjalën ju, sepse…
 Rai3: Thjesht po ju pyes.
 Kryeministri: Ne kemi një thënie, gjuha vete ku dhemb dhëmbi. Unë e thashë “një bordello e madhe” në kuptimin e rrëmujës. Po ju menduat bordello, se ndoshta do e kishit kënaqësi të vizitonit bordellon e Vittorio-s.
 Rai3: Jo, jam lumturisht i martuar dhe i dënuar me monogami.
Kryeministri: E dini që ata që i frekuentojnë më shpesh bordellot janë të martuarit.
Rai3: Burrat e martuar? E di. Në fakt, ndoshta thjesht do të mbante emrin e tij, por nuk do ta administronte Sgarbi. 
Kryeministri: Po ç’është kjo histori?! S’ka pasur kurrë një histori të tillë. Çfarë po thoni. Ai ka ardhur shumë herë. Kemi folur edhe për të krijuar rrethana ku Shqipëria të ishte një destinacion arti, po kurrë nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Më falni, po çfarë është ky, një proces gjykimi për qëllimet?


Lajmi kryesor:

I gjithë dueli i Edi Ramës me gazetarin e Rai 3 për akuzat për lidhje të qeverisë me krimin (E plote)


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë