'I ka vdekur e ëma'! E moshuara thyen karantinën për t'i blerë tortën e ditëlindjes nipit: Pallatin e shembi tërmeti (VIDEO)

Report Tv sot ishte në Krujë për të parë dhe përcjellë për shikuesit gjendjen nga ky qytet që është kthyer në vatrën më të rrezikshme të përhapjes së koronavirusit për shkak të infeksioneve nga fasoneritë në ditët e fundit.

Në rrugët e qytetit kishte shumë pak lëvizje, ndërsa gazetari i Report Tv Arsen Rusta solli historinë prekëse të një të moshuare që kishte thyer karantinën për t'i blerë nipit tortën e ditëlindjes, i cili nuk e ka nënën.

"E kam jetim i ka vdekur e  ëma. Nuk e kisha parë ndonjë herë qytetin kështu. Frikë kemi shumë. Unë jam në hotel, se pallatin e prishi tërmeti. Këto janë kushtet, ishalla e largon Zoti. Kam djalin që punon në fasoneri, është në shtëpi nuk ka ku shkon. Sot iu mbyll puna. Dal unë që bëj pazarin" tha e moshuara.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!