Policia e Dibrës ka sekuestruar një armë zjarri pushkë dhe 60 copë fishek. Ato janë gjetur nga policia gjatë një kontrolli të ushtruar në ambientet e një servisi automjetesh në pronësi të Robert Saraçi 33 vjeç.

I riu banues në Peshkopi është vënë në pranga për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër,  për veprime të mëtejshme.