Akuza të forta për shpëndahen gjerësisht në mediat botërore pas eliminimit të Ekuadorit nga Kupa e Botës. Kombëtarja e Amerikës së Jugut u eliminua 2-0 nga Meksika në 1/16-t e Botërorit, por mënjeherë pas kësaj akuza ta paprecendenta janë hedhur nga mediat në Ekuador. Sipas tyre kartelet famëkeqe të Meksikës kanë ndikuar drejtpërdrejt në ndeshjen e Botërorit, duke kërcënuar 5 lojtarë të Ekuadorit përmes familjarëve të tyre.
Mediat në Ekuador shkruajnë se terrori ndaj lojtarëve ishte arsye që ata bënë paraqitje zhgënjyese në fushën e lojës. Megjithatë ende nuk ka prova konkrete për këtë akuzë.
Thuhet se kriminelët shënjestruan një grup specifik lojtarësh pak përpara se ata të zbrisnin në fushën e stadiumit ikonik. Persona të lidhur met kartelet dyshohet se kanë kontaktuar pesë futbollistë ekuadorianë përmes telefonit. Gjatë këtyre bisedave, atyre u janë diktuar të dhëna mjaft private: adresat e sakta dhe rrugët e lëvizjes së familjarëve të tyre në atdhe, si dhe të atyre që jetojnë aktualisht në Meksikë. Kjo jep një shpjegim logjik se pse skuadra dukej krejtësisht e shpërqendruar dhe pa asnjë agresivitet sportiv në duelin që vendoste kualifikimin për në raundin e 16-të.
Më të besueshme këto akuza i ka bërë gazetari i njohur ekuadorian Carlos Vera, i cili ka thënë publikisht se ka dijeni për ngjarje mjaft të dyshimta prapaskenave. Megjithatë, ai theksoi se pa pasur dokumente zyrtare, është e vështirë të nxirren përfundime të prera.
Carlos Vera u shpreh: “A dërgoi mafia kërcënime? Unë jam i informuar personalisht se kërcënime të tilla i janë dërguar familjes së një prej lojtarëve të kombëtares sonë që jeton në Meksikë. Nuk mund të flas me siguri 100% për të tjerët, por vetëm një skenar i tillë mund të gjente një shpjegim logjik për atë që pamë në fushë.
Ekipi luajti pa asnjë grimë guximi; u bënë gabime të pakuptueshme, amatoreske, dhe humbëm raste të pastra. Paraqitja jonë ishte krejtësisht e pashpjegueshme. Ka shumë mundësi që familjet të kenë qenë nën kërcënim të drejtpërdrejtë.”
Deri më tani institucionet zyrtare nuk kanë marrë asnjë denoncim. Federata Ekuadoriane e Futbollit, FIFA, si dhe autoritetet shtetërore meksikane kanë deklaruar se nuk kanë marrë asnjë denoncim zyrtar apo ankesë nga lojtarët apo stafi.
Megjithatë në Meksikë këto lajme janë marrë me rezerva dhe indinjatë të thellë. Analistë, tifozë dhe shumë figura mediatike pretendojnë se kjo është një alibi klasike e ekuadorianëve për të justifikuar dështimin në turne, duke përzier sportin me krimin e organizuar mbi baza thashethemesh, me qëllim që të zbehin kualifikimin e merituar të kombëtares meksikane.
Megjithatë, fakti që ky lajm qarkullon nga gazetarë seriozë në Ekuador lë ende hije dyshimi.
Këto akuza marrin shumë vlerë për faktin se me 6 korrik në Azteca Meksika do të luajë kundër Anglisë për 1/8-t e Botërorit. Deri më tani, me përjashtim të Iranit, asnjë prej pjesmarrësve në Botëror nuk është ankuar për shqetësime të kësaj natyre, teksa Meksika kaloi fazën e grupit duke fituar të 3 ndeshjet. Kundër Afrikës së Jugut, Koresë së Jugut dhe Çekisë.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente




