FIFA ka marrë masa disiplinore ndaj disa prej protagonistëve të përplasjeve që ndodhën pas finales së Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës (0-1). Dënimet më të rënda janë dhënë ndaj futbollistëve argjentinas, ndërsa Federata e Argjentinës është ndëshkuar edhe me kufizim të kapacitetit të stadiumit.

Mesfushori argjentinas Leandro Paredes ka marrë dënimin më të rëndë. Ai është pezulluar për 10 ndeshje me kombëtaren dhe është gjobitur me 90 mijë dollarë.

Edhe Nahuel Molina është ndëshkuar rëndë, me 7 ndeshje pezullim dhe një gjobë prej 90 mijë dollarësh. Ndërkohë, Thiago Almada është pezulluar për një ndeshje.

Në kampin spanjoll, masa është marrë ndaj Gavit, i cili është pezulluar për një ndeshje.

Përveç pezullimeve dhe gjobave individuale, FIFA ka vendosur masa edhe ndaj Argjentinës si përfaqësuese. Kombëtarja argjentinase do të luajë dy ndeshjet e ardhshme në shtëpi me vetëm 50% të kapacitetit të stadiumit.