Kërkoi 4 mijë euro për hipotekën e hotelit, arrestohet punonjësi i Kadastrës në Sarandë! Artan Lame kërkon falje: Kemi dënuar deri tani 100 punonjës

Ish-drejtori i Legalizimit në Sarandë, Laert Pasha, 41-vjeç, me detyrë specialist i sportelit dhe arkivës në zyrat e ASHK, është arrestuar me akuzën e korrupsionit. Një video denoncuese e publikuar në media ka faktuar se Pasha ka kërkuar 4 mijë euro për hipotekimin e një hoteli, ndërsa materialet policia e Sarandës ja ka referuar SPAK. 41-vjeçari, dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.  

Pas këtij arrestimi, për vartësit e tij të korruptuar, publikut i ka kërkuar ndjesë drejtori i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame. Lame tha se ka shumë raste të tilla abuzimesh, ndërsa shtoi se qytetarët të ankohen kur kanë të drejtë, ose në drejtoritë rajonale, ose te ai në Tiranë.

“Mund të them se duhet të jesh tërësish idiot për të mos kuptuar se ç’po bëhet vitet e fundit, në luftën kundër korrupsionit. Është rast i veçuar dhe jo i përhapur. Mund të them shumë gjëra të këtij lloji, por nuk do e them. Do i kërkoj ndjesë shqiptarëve në emër të institucionit që drejtoj. Do i kërkoj ndjesë edhe punonjësve të ndershëm të Kadastrës. Falënderime i shkojnë edhe mediave. Kjo për faktin se mikrofoni mbërrin edhe atje kur dora ime nuk mbërrin. E them këtë sepse nuk vihen në diskutim përpjekjet tona në këtë drejtim. Vitet e fundit në Sarandë janë larguar nga puna 8 punonjës. Ju nuk më keni parë të dal e të mburrem për shifra. Unë mundohem t’i largoj vetë personat problematik. Janë kallëzuar në prokurori 8 raste abuzimesh.

Janë marrë mbi 100 masa ndaj punonjësit. Të gjithë ne që nga unë, punojmë në një sektor të paragjykuar. Jemi të paragjykuar se punojmë në një sektor me risk të madh. Po përpiqemi të vendosim rregullin. Jemi të paragjykuar se punonjësit janë dhe produkt i ambientit kur jetojmë të gjithë. Ajo që po ndodh me shërbimet online është epokale. Po ndryshon si nata me ditën shpejtësia e shërbimeve. I drejtohem edhe njëherë veç e veç punonjësve të kadastrës. Mos e merrni veten në qafë dhe të josheni nga shuku i parave. I drejtohem qytetarëve. Kini besim te Kadastra e Shqiptare, nëse gjendeni në situata si ajo e djeshmja kërkoni me forcë të drejtën tuaj, ose në drejtorinë rajonale, ose te unë në Tiranë”, tha Lame.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 11/05/2022 14:05

    Anës sofrës të pa ngrënë, anës dijes të pa nxënë...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb