Reperi i njohur shqiptar, Dardan, i cili jeton në Gjermani, ishte protagonisti i një sherri masivi gjatë ndeshjes Stuttgart-Koln.

Dardan Mushkolaj, i njohur si “Dardan” në botën e muzikës, ka qenë prezent në tribunën e ultrasve të Shtutgartit, ndërsa sherri ka nisur pasi reperi po filmonte me kamera duke acaruar kështu tifozët e tjerë të cilët nuk donin të dilnin në video.

Sipas informacioneve të shpërndara nga mediat lokale, një grup tifozësh i kanë kërkuar disa herë reperit të mos filmojë, por ky i fundit ka vazhduar.

Në këtë moment ka nisur sherri mes dy grupeve, me grushte dhe shkelma. Siç mund të shohim nga pamjet, një grup më i madh personash shtyjnë një grup më të vogël, në të cilin është pjesë edhe shqiptari.

Dardan përndryshe njihet për disa projekte muzikore të suksesshme, një prej të cilave e solli së fundmi në bashkëpunim me reperët Mozzik dhe Nimo, ndërsa videoja e konfliktit është bërë tepër viral.