Vetëm pak ditë pasi u lirua në Gjermani boksieri Florian Marku është arrestuar sërish, por këtë herë në Angli. Shqiptari është vënë në pranga për të njëjtën çështje që u ndalua në Gjermani, për një urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Greqia.
Aktualisht ai ndodhet në qelitë e Anglisë, në pritje të esktraditimit në Greqi, për të kryer dënimin e një ngjarje te 2010 ku pati një sherr me disa rus në një klub nate.
Forian Marku ka kryer 1,5 vite burg ndërsa është dënuar me 7 vite burg. Për shkak të rihapjes së çështjes duhet të kryejë dhe një pjesë të dënimit.
Burime pranë familjes së 32-vjeçarit thonë se Marku duhet të kryejë rreth 6 muaj burg për ta quajtur çështjen të mbyllur.
Marku nuk është i njohur vetëm në Shqipëri, por fama e tij preku kulmin këtë vit edhe në Angli. Pas shumë fitoreve në karrierë më 31 mars shqiptari u përball në Londër me Chris Congon, një boksier i njohur në arenën ndërkombëtare që i shkaktoi humbjen e parë Markut.
Ky i fundit kishte premtuar se pas një pushimi të shkurtër do të rikthehej për hakmarrje, ndërsa tani do ti duhet më shumë kohë derisa ajo ditë të vijë.
urdheri per ndalim dhe ekstradim sdo te thote qe do denohet dhe do vej ne burg. nuk mendoj qe te ket ceshtje te hapur pasi vete ne greqi shpesh here se atje ka ndenjur. dhe qe nuk eshte fshehur tregon qe e ka mbyllur denimin. eshte mbase viktime e xhelozise profesionale pasi ne burg svete pa ju ber gjyq dhe do flasi vendimi i gjykatave dhe ne pritje te atij vendimi do jete ne gjendje te lire dhe perseri do bej box.
Përgjigju