Ish efektivi i RENEA-s Adrian Pikli, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit ‘Revansh’ është ekstraduar nga Gjermania.
Ndaj 29-vjeçarit GJKKO ka caktuar më 15 maj 2024 masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Në dosjen e SPAK thuhet se ka dyshime se Deivis Bajramaj dh Adrian Pikli merreshin me trafikimin e armëve, të cilat dyshoheshin se i merrni nga jashtë vendit dhe më pas i tregtonin tek persona me precedentë penale.
‘Në periudhën e komunikimeve Adrian Pikli rezulton i punësuar në institucionin e Policisë së Shtetit dhe konkretisht në repartin Renea. Ky shtetas duke shfrytëzuar pozicionin e punës si punonjës policie krijon lehtësira për zhvillimin e këtij aktiviteti të paligjshëm të organizuar nga ai vetë dhe bashkëpunëtori i tij Deivis Bajramaj. Të dhënat e përftuara nga deklarimet e shtetasit Nuredin Dumani, përputhen me të dhënat e përftuara nga komunikimet në Sky, ku rezulton të jenë dërguar edhe foto të armëve, apo nga përmbajtja rezultojnë përshkrimet përkatëse për armët luftarake të tregëtuara.’- thuhet në dosjen SPAK.
Komente











