Operacioni 'Revanshi' vijon/ SPAK e kërkonte, arrestohet në Shijak Astrit Avdylaj! Ndoka dhe Martinaj i kërkuan ndihmë për të vrarë Bamin

Shijak-  Pas rreth një muaji në arrati ku i shpëtoi operacionit ‘Revanshi’, bie në pranga Astrit Avdylaj 50 vjeç. Personazhi i njohur i botës së krimit, u arrestua në vilën tij në Shijak, informoi sot (29 qershor 2024) policia e shtetit. Në momentin që iu vendosën prangat Astrit Avdylaj, ishte i armatosur me pistolete te mbushur. 

Nga pamjet e operacionit te arrestimit duket momentin kur RENEA mësyn vilën e Avdylajt me mure të larta dhe me dyer të mëdha.   

Ndaj tij ishte firmosur një urdhërarrest nga GJKKO me kërkesë të SPAK në kuadër të operacionit 'Revanshi' të nisur në maj të këtij viti  nën akuzat  "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje"", Grup i strukuruar kriminal" dhe "Pjesmarrje në grup të strukturuar."

Operacioni i arrestimit tw Avdylajt u krye nwn masa tw larta sigurie.

"Operacioni u krye në masa të larta sigurise, bazuar në inteligjencën policore për vendodhjen e një të shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë shoqërore.  Kapet dhe vihet në pranga shtetasi Astrit Avdyli, 50 vjeç, banues në Shijak, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Në momentin e ndërhyrjes së forcave policore, 50 vjeçarit ju gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Në vijim të veprimeve, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Departamentin e  Policisë Krimianale, bënë të mundur ekzekutimin e vendimit të Gjykatës, e cila ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”. Operacioni "Revanshi" vijon" thuhet në njoftimin e policisë. 

Operacioni Revanshi

Nga zbardhja e komunikimeve në aplikacionin SKY ECC, Avdyli bashkëpunonte dhe thurte plane me grupin e ish-deputetit socialist Arben Noka dhe grupin e Ervis Martinaj për të ekzekutuar Durim Bamin. Ky i fundit është arrestuar në Dubai dhe nuk dihet nëse do të ekstradohet apo jo në Shqipëri.

 Arben Ndoka dyshonte se Durim Bami kishte marrë pjesë në vrasjen e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka ndërsa Martinaj dyshonte se ai bashkëpunonte me kundërshtarët e tij, Indrit Dokle e Leonard Duka. Për kokën e Durim Bamit në ndihmë të Ervis Martinaj e Arben Ndokës shkoi dhe Emiljano Shullazi  dhe Astrit Avdyli të cilët ndodheshin atëkohë në qeli. Sipas dosjes Emiljano Shullazi kontaktoi një nga të besuarit e tij për vrasjen e Bamit si dhe siguronte informacione për lëvizjet e tij dhe ia dërgonte Arben Ndokës.

Megjithatë atentatet ndaj Durim Bamit dështuan. Ky i fundit nga ana tjetër, shfaqet në konflikt të hapur me grupet e Martinajt e Ndokës. Durim Bami bën aleancë me grupet e kundërshtarëve të Martinajt që drejtoheshin nga Leonard Duka dhe Indrit Doklen si dhe tentuan vrasjen e Martinajt, por dështuan derisa mbreti i bixhozit u zhduk pa gjurmë.

Kush e arrestoi

Operacioni u organizua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH me mbështetjen e Forcave Speciale Renea.

 

Urdherarrestet e firmosura ne kuader te operacionit "Revanshi" 
1. Arben Ndoka – në kërkim
2. Arian Tuku-i arrestuar
3. Ilia Ndoka- i arrestuar
4. Samuel Ndoka- në kërkim
5. Vinçens Tuku- në kërkim
6. Ervis Martinaj-  në kërkim i zhdukur prej 2022 
7. Jozi Kraja- në kërkim
8. Astrit Avdyli- i arrestuar
9. Aldo Avdyli- në kërkim
10. Miri Bruli- i arrestuar
11. Naim Stafuka-arrestuar
12. Emiljano Shullazi- i arrestuar
13. Blerim Abazi-i arrestuar
14. Elvis Ndreca-  arrestuar
15. Oltion Zefi-
16. Edson Jozëik
17. Armando Ndreca- i arrestuar
18. Kasandër Noga- i arrestuar
19. Elson Reçi
20. Besian Xhixha- i arrestuar
21. Enver Diva- arrestuar
22. Robert Laçi- i arrestuar
23. Fatmir Troplini -i shpallur në kërkim
24. Klodian Shahini- i arrestuar
25. Henerigert Mitri- i arrestuar
26. Gjergji Cukali- i arrestuar
27. Kristos Teta
28. Denis Meta- arrestuar
29. Gentian Binjaku
30. Viktor Imeraj- i arrestuar
31. Satilno Basho-në kerkim
32. Marklen Haka- në kërkim
33. Tori Xheçuka- në kërkim
34. Edison Muçeku- në kërkim
35. Albert Zaja- në kërkim
36. Florenc Kelmendi- në kërkim
37. Ardit Gjokrosa- në kërkim
38. Deivis Bajramaj- i arrestuar
39. Adrian Pikli- në kërkim
40. Durim Bami- I arrestuar në Dubai
41. Endrit Dokle-  I arrestuar
42. Xhelal Rraja-
43. Altin Morina
44. Leonard Duka
45. Erlis Duka-ne kërkim
46. Fatmir Hyseni-në kërkim
47. Altin Gega- Në kërkim
48. Drianto Bardhi- I arrestuar
49. Fabio Ballabani- në kërkim
50. Elton Zalla- në kërkim

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:40
Kush është Astrit Avdylaj, kreu i bandës së Shijakut! Nga vrasja në '97 tek droga, e gjithë jeta nëpër burgje

 

Avdylajt në Shijak u bënë me emër që në vitet 90′. Në 1996-ën është vrarë me armë zjarri Dritan Avdyli, kushëriri i parë i Astrit Avdylit. Ky i fundit, i dënuar më parë për prostitucion në Itali mori hak në 1997 duke vrarë në qendër të Shijakut personin që nxori në pritë Dritanin.

Ai i kishte vendosur një gjobë biznesmenit Tefik Hyka, pronari i fabrikës së tullave në Vlorë. Dritan Avdyli u telefonua nga një bashkëpunëtor shijakas i Tefik Hykës për të shkuar në zonën e “Katër Rrugëve të Shijakut” për të marrë gjobën që kishte vënë, por në momentin që bashkë me shokun arrin në lokal goditet me breshëri plumbash.  Hakmarrja nuk u ndal me kaq, pasi vëllai i Astritit, Shkëlqimi vrau në Tiranë, Durim Kusin, i njohur si vrasës me pagesë. Pas Astritit, në role të tjera, janë edhe familjarët Jasmin, Flamur , Altin. 

Astrit Avdyli u lirua 3 vite para se të mbaronte dënimin pasi u ekzaminua me “depresion dhe tentativa vetëvrasëse”. i dënuar me 16 vjet burg për vrasje, Avdyli për 10 vjet rresht kërkoi lirim të parakohshëm nga burgu i Shënkollit-dhe në fund e fitoi, pasi siguroi më parë një raport mjekësor që e diagnostikonte atë me “depresion endogjen me tentativa vetëvrasëse”. Ai doli nga burgu më 2 mars 2016. Gjykata e Lartë urdhëroi lirimin e tij me argumentin se “qëndrimi në burg i rrezikonte jetën”. Jo shumë më vonë, Avdyli do të hetohej për trafikun e drogërave të forta. Me origjinë çame, Astriti, në rrethin e zonës, njihet si I ‘Urti”, pasi punët I zgjidhte me bisedime.

Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri me qindra orë përgjime dhe ndërroi tre grupe prokurorësh, dhe në 2018 ngriti akuza për 44 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, korrupsion, ushtrim ndikimi të paligjshëm apo falsifikime masive me pronat. Astrit Avdylaj është liruar nga qelia e paraburgimit dy vite pas arrestimit të bujshëm, në korrik 2021 dhe përfundoi në ‘arrest në shtëpi’. Media gjermane “Bild” publikoi biseda të tij dhe me ish-kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako ku flitej për sigurimin e votave në zgjedhjet e 2017.

Ora 16:02
U arrestua sot nga RENEA, Report Tv siguron foton e Astrit Avdylajt

1719669658_astritavdylaj.jpg

Report Tv siguron foton e Astrit Avdylajt, i cilësuar si kreu i bandës së Shijakut, që u arrestua ditën e sotme në kuadër të operacionit ‘Revanshi’ pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK. 50-vjeçar është një emër i njohur i botës se krimit, ndërsa në momentin që u prangos ishte i armatosur.

Ora 14:55
U arrestua sot nga RENEA, si u lirua nga paraburgimi Astrit Avdylaj dhe gjyqi për 200 kg heroinë në laboratorin e Hasit
1719665752_323.jpg
Foto: Astrit Avdylaj dhe momenti i arrestimit te tij

Altin Avdyli, i cilësuar si kreu i bandës së Shijakut u arrestua në vitin 2018 si pjesë e dosjes “339”, gjatë operacionit “Volvo 4” për laboratorin e kokainës që u gjet ne Has dhe sekuestrimin e 200 kg heroinë, por dosja mbeti pezull për një kohë të gjatë duke çuar në skadimin e afateve të paraburgimit ndërkohë që gjykimi vijonte në gjëndje të lirë. Në shkurt 2020 u bë subjekt i OFL-së duke i kërkuar justifikimin e pasurisë

Në korrik 2021 ai u lirua nga burgu për shkak të tejkalimit të afateve së bashku dhe me Jasin Kala, Fatos Llavdiu. 

Gjatë hetimit rezultoi se Astrit Avdyli dhe personat e tjerë merreshin me trafikimin e sasive të madhe të lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera Evropiane. 

Në tetor 2022 Astrit Avdylaj u mor në pyetje pas raportimeve në media se anëtarë të fisit Avdylaj janë përmendur si kontakti i fundit me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.

Nw prill 2023 Apeli i GJKKO-së prishi dënimin me 12 vite burg për Astrit Avdylin dhe riktheu dosjen për gjykim ne GJKKO.

Ndërkohë më përpara ka qenë i dënuar me 12 vite nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Vrasja me paramendim"  për një vrasje të ndodhur në vitin 1996 ku u ekzekutua me armë zjarri Dritan Avdyli, kushëriri i parë i Astritit.

Ndërkohë hetimet e SPAK që nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve ‘Sky’ që këta persona përdornin me njëri-tjetrin zbuluan lidhjet e bandës së Avdylajve në Shijak me atë të Bajrave në Shkodër dhe Ndokajve në Lezhë.

Sot Astrit Advyli, 50 vjeçar u arrestua në kuadër të operacionit Revanshi pasi akuzohet se ka siguruar kushtet për vrasjen e Durim Bamit.

Ora 14:00
VIDEOLAJM/ Arrestohet Astrit Avdylaj, momenti kur RENEA mësyn vilën me mure të larta në Shijak

Policia e shtetit ka publikuar pamjet e operacionit të arrestimit të tij. Në momentin kur forcat RENEA kanë hyrë në vilën e Avdylajt.

“Arratia nga përballja me drejtësinë po merr përgjigjen e duhur çdo ditë. Përgëzime Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe RENEA për gjetjen dhe ndalimin e një shtetasi të kërkuar nga drejtësia në Shijak. Mbështetja për Policinë e Shtetit dhe rritja e bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit po konsolidon revanshin e sundimit të ligjit kundër krimit të organizuar” shkruan ministri i Brendshëm Taulant Balla në një postim në facebook.

Nga pamjet duket që vila është e rrethuar me mure të larta prej betoni.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 30/06/2024 23:03

    Vrasin dhe nxjerrin ne prite miqte dhe shoket per leke !

    Përgjigju
  • Policia: 30/06/2024 12:15

    Turp kur e arrestoi policia beri shurren ne brek nga frika shum turp..ndofta kujtoi se do ta eleminonin..trimi qe eshte trim nuk ben shurren ne brek nga frika..

    Përgjigju
    • Akab: 30/06/2024 13:37

      Mire s ka nej gja....jane liru miskujt e lemuar,kjo mund te ndodhi dhe ty qe flet eshte dicka involontario or polic

  • Iris: 30/06/2024 00:44

    Jo qe u denua ne menyre qesharake 16 vjet per vrasje,a thua se vrau nje kale e jo nje njeri,por dhe e liruan para kohe ne emer te gjoja /depresionit/! Por duket qe e paska kuruar /depresionin/ me krime e maskarlleqe te tjera. Tani shpresojme qe t'i japin dicka me te vertete per t'u depresionuar!

    Përgjigju
  • Vipi: 29/06/2024 23:51

    Astrit mos të ta ndiejë fare do dalësh së shpejti o vëllai im lirim sa më të shpejtë! Po përse e kapët ore plehra tani që do bënim punë lirojeni.

    Përgjigju
  • Dante: 29/06/2024 20:09

    Tani sebashku me torin prej vlore boni ndonje loj tavull e dam sa tju bien dhembet hahhahah

    Përgjigju
    • Goti: 30/06/2024 19:31

      Kategoria e funit, individ qe vrasin njerez per lek. Ska ku te vej me llume vetem gangster nuk jan.

    • Tironsi miku Vlonjatit: 30/06/2024 10:40

      Çar ke më Dante??Të lidh gjo me Torin??Me Titin??Rri miko shif punët tuja e kur ti njofësh njerzit personalisht fol.Lej në hall tvet Torin.

  • Geri: 29/06/2024 16:07

    I lumte policise se shtetit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim