I kërkuar nga Spanja për trafik droge, arrestohet për ekstradim bosi i 'Porcelanosës' Nikolin Janina! Lideri i një grupi kriminal që trafikonte heroinë

Nikolin Janina, biznesmeni shqiptar, i njohur si bosi i dyqanit të njohur Porcelanoza, me akuza si trafikant droge është arrestuar në Shqipëri me qëllim ekstradimi në Spanjë. Ai akuzohet nga autoritetet spanjolle se ka qenë drejtues i një grupi kriminal me përbërje spanjollë dhe turq, të cilët trafikonin sasi të ndryshme heroine, morfinë dhe Opium në disa shtete të Europës.

Arrestimi është bërë së fundmi për shkak se nuk ka shumë kohë që ka hyrë në fuqi marrëeshja e ekstradimit të Shqipërisë me Spanjën. Duke qenë se kjo marrëveshje nuk eksiztonte atëherë edhe Janina rrinte i lirë në Shqipëri. 

Në Shqipëri i kishte shpëtuar disa herë gjykimit dhe sekuestrimit të pasurive. Dyqanet e materialeve të ndërtimit Porcelanoza janë të shtrira në gjithë Shqipërinë dhe për shumë vite kanë arreduar shtëpitë e luksit të Tiranës dhe Shqipërisë. Ja ç'shkruan policia sot për të:

“Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike".   Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, të shtetasit:  N. J., 56 vjeç, banues në Tiranë.  Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi”, ka njoftuar policia.

Janina ishte pronar i kompanisë “Porcelanosa’, që fillimisht iu sekuestruan pasuritë por më pas me vendim gjykate sekuestroja u tërhoq.

Në vitin 2018, Gjykata e atëhershme e Krimeve të Rënda urdhëroi të lirojë nga sekuestroja pasuritë e biznesmenit Nikolin Janina, që administronte kompaninë e njohur “Porcelanosa”. Është konkluduar se biznesmeni justifikonte pasurinë e tij, prej disa miliona euro.

Akuza, lider i një grupi kriminal në Spanjë
Biznesmeni Nikolin Janina, dyshohet nga drejtësia spanjolle të jetë lideri i një grupi kriminal me përbërje Spanjolle dhe Turq, të cilët trafikonin sasi të ndryshme heroine, morfinë dhe opium në disa shtete të europës. Në kuadër të këtij grupi kriminal që dyshohet se drejtohej nga biznesmeni i pllakave dhe hidrosanitareve, policia dhe prokuroria Spanjolle, ka sekuestruar një sasi prej 53 kg e 380 gramë heroinë. Në datën 21 shkurt 2017 Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me policinë e Tiranës, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe lokalizimin e pasurisë së këtij biznesmeni. Përgjatë 5 muajve janë kryer dhjetëra veprime hetimore, nga të cilat janë përfituar të dhëna të dobishme për hetimin, që më pas kanë çuar prokurorinë e Krimeve të Rënda ti drejtohet me një kërkesë gjykatës, për vendosjen e masës së sekuestros ndaj pasurive të paluajtshme të biznesmenit Nikolin Janina. Por që më pas vendimi për sekuestro të pasurinë u hoq. 

Pasuritë e sekuestruara fillimisht nga prokuroria që më pas u hoq

Apartament në Tiranë me vlerë 62 mijë 475 euro

Pasuria me nr.7/630+5-2 në Tiranë me vlerë 82 mijë euro

Pasuria me nr. 7630+5-3 në Tiranë me vlerë 196 mijë euro

Pasuria me nr7/630-G216 në Tiranë.

Pasuria me nr. nr7/630-G217 në Tiranë.

Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 në “Amallol” Himarë blerë në 2013, 400.000 lekë

Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 sërisht në të njëjtin vend blerë me 400.000 lekë.

Sipërfaqe tokë kullotë dhe pyll 10.000 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë 2.270.000 lekë.

Sipërfaqe tokë ulli me 5000 m2 ndodhur në vendin e quajtur “Lera” Himarë blerë 1.100.000 lekë.

Tokë me sipërfaqe 6666.6 m2 ndodhur në Porto-Palermo blerë me 3.000.000 lekë.

Tokë me sipërfaqe 4375 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë në 2013, kundrejt shifrës 993.625 lekë.

Pasuria me nr. 17/45+1-25 apartament në Vlorë

Pasuritë në Tiranë

Apartament në Tiranë me vlerë 62 mijë 475 euro

Pasuria me nr.7630+5-1 në Tiranë me vlerë 202 000 euro

Pasuria me nr.7/630+5-2 në Tiranë me vlerë 82 mijë euro

Pasuria me nr. 7630+5-3 në Tiranë me vlerë 196 mijë euro

Apartament në Tiranë me vlerë e blerë në vitin 1999 (Jo e sekuestruar)

Pasuria me nr7/630-G216 në Tiranë.

Pasuria me nr. nr7/630-G217 në Tiranë.

Pasuria me nr.324/3/1 është transkiptuar në favor të të tretëve tek Gerdi dhe Ledi Leka

Pasuria me nr.324/3/3 është transkiptuar në favor të tretëve në prill 2017 Gerdi dhe Ledi Leka

Pasuria me nr. 146/38+1-10 është transkiptuar në favor të të tretëve në datën 25 tetor 2016 në emër të Gerdi dhe Ledi Leka

Apartament me sipërfaqe 110.1 m2 blerë në 2013 kundrejt shumës 74.812 euro, në pronësi të Helidon Janina

Pasuria në Kavajë

Apartament me sipërfaqe 76.25 m2 në Kryemëdhenj. E fituar me leje legalizimi dhe më pas shitur Helidon Muça në vlerën 130 mijë euro.

Pasuritë në Vlorë

Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 në “Amallol” Himarë blerë në 2013, 400.000 lekë

Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 sërisht në të njëjtin vend blerë me 400.000 lekë

Sipërfaqe tokë kullotë dhe pyll 10.000 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë 2.270.000 lekë

Sipërfaqe tokë ulli me 5000 m2 ndodhur në vendin e quajtur “Lera” Himarë blerë 1.100.000 lekë

Tokë me sipërfaqe 6666.6 m2 ndodhur në Porto-Palermo blerë me 3.000.000 lekë

Tokë me sipërfaqe 4375 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë në 2013, kundrejt shifrës 993.625 lekë

Pasuria me nr. 17/45+1-25 apartament në Vlorë.

Nikolin Janina 

Biznesi Porcelanosa në pronësi të tij

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tepelena: 10/05/2022 20:59

    JANINES CI PANE SYTE,,JAAAAAAAAAA,O JANINE..

    Përgjigju
  • Aulona: 06/05/2022 18:25

    Eh i ziu ky mir burgun qe do bej,po ket te shkretin e rrihte edhe gruaja bam bam me dru opo hajt se shpetoi nga gruaja edhe ajo besoj se do gjej ndonj tjeter se eshte tip qe sduron dot kjo tip esterike duhet te jet..

    Përgjigju
  • emri: 06/05/2022 15:43

    Keta te dy(Marsela dhe Kola) jane mare me droge qe kur nuk mbahet mend ne spanje, para qe i kalonin dhe bisnesit gjoja "te sukseshem". ky ka qene tipi i mashtruesit qe ne shkolle se ka bere mekaniken. Iku ne spanje dhe vertet njeri pa bosht qe vidhte dhe nga shoket e tij ... Pordhet qe kishin kete radhe te fshehura pas Porcelanozes me lek e makina ngado ishin thjesht paret e droges. Nje tjeter bisnes i sukshem DROGE mbuluar me pllaka banje. si droge mbuluar me banane, apo droge mbuluar me hotele buze detit ... e keshtu se lista nuk mbaron asnje here ne ate vend.

    Përgjigju
  • Drini: 06/05/2022 15:18

    E morrem vesh pra, por gazetaret duhet te investigojne cfare lidhje ka ky tipi me Ilir Beqen e Rilindjes.

    Përgjigju
    • Mete: 06/05/2022 23:09

      Investitor strategjik

  • Bora: 06/05/2022 14:59

    Gruaja e ketij trafikantit financon shume aktivitete ne Bllok ku shkojne e vishen politikane dhe Vipa

    Përgjigju
  • Vlora: 06/05/2022 14:29

    Te arrestohet edhe vajza edhe gruaja jan familje banditesh ..me para droge shisnin pordh lart e posht jme makina ja merrni shpirtin ne burg zagaret..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)