DURRËS-Një i kërkuar nga drejtësia italiane për trafikim të narkotikëve është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj.

I arrestuari është Flamur Tuda 49 vjeç, banues në Gjepalaj Shijak.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Pavias për trafik droge.

Pas arrestimit ai do të ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin për akuzën që është ngritur kundër tij.