Një 31-vjeçar i cili ishte në kërkim nga autoritetet italiane për trafik droge dhe grup kriminal u arrestua nga policia shqiptare.

I riu është kapur në flagrancë nga policia në zonën e Unazës së Re në ambientet e një lokali në kryeqytet.

31-vjeçari me iniciale E.P. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane pasi gjykata e Milanos ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar.

Ajo ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale grup kriminal dhe trafik droge.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.