I kërkuari nga drejtësia italiane
edhe në çadrën e PD/ FOTO

I kërkuari nga drejtësia italiane<br />edhe në çadrën e PD/ FOTO<br>
Kryetari i PD, Lulzim Basha publikoi dje një foto të të kërkuarit nga drejtësia italiane Durim Keçi nga Shijaku me deputetin e PS, Blendi Klosi duke shkaktuar debat sot në Kuvend. Por kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit u shpreh se Durim Keçi ka qenë edhe në çadrën e PD. 

Kujt t'ia çoj foton e atij që nxore me Klosin, tani sapo ma çuan në çadrën e Lirisë, Lulzim, ca të bëj Lulzim, ku ta coj. Unë jam në cdo foto dhe këtë vazhdojeni por këshillohuni me fotografin e Enverit, ia ka mësuar Sulo Gradeci këtij, ju bëni gabime të rënda, merrni foto nga mitingje”, deklaroi Rama ne Kuvend.

Sikur duket edhe në foton e mëposhtme, Durim Keçi është personi me xhupin jeshil në çadrën e Partisë Demokratike.  Basha publikoi dje një foto të Durim Keçit me ministrin Blendi Klosi, ndërsa sot solli debat edhe në Kuvend, por rezultoi se kishte qenë edhe në çadrën e PD.

Durim Keçi akuzohet nga drejtësia italiane për armëmbajtje, trafik droge dhe shkatërrim prone. 

durim keci te cadra

Durim Keçi ne cadren e PD

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Ukraina ngre avionët luftarakë F-16 në fluturim, presidenti Zelensky: Moment historik, ne ia dolëm

Ukraina ngre avionët luftarakë F-16 në fluturim, presidenti Zelensky: Moment historik, ne ia dolëm