Një 63-vjeçar është arrestuar  mesditën e sotme nga policia greke pranë kufirit me Shqipërinë, në Dhafni të Thesprotit.

63-vjeçarit i është kontrolluar automjeti dhe pasi i kanë gjetur brenda saj një ngarkesë prej 20.8 kg kanabis, është vendosur në pranga. Paraprakisht mendohet se ngarkesa e drogës është marrë nga trafikantët shqiptarë në kufi me Shqipërinë.

63-vjeçari është i njohur për autoritetet greke, pasi më parë është dënuar për trafik të klandestinëve shqiptarë.