I kthehet keq shoferes që i 'preku' makinën me targa angleze, e pëson hasjani me drogë e armë!
Marjo Barjamaj dhe makina e përplasur
TIRANE - Fërkimi i dy automjeteve luksoze të enjten pranë rreth-rrotullimit të TEG-ut, degjeneroi në një përleshje të dhunshme me përdorimin e mjeteve të forta, që mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda nëse do të ishte përdorur një pistoletë, që shoferi i dëmtuar kishte me vete, pa lejen e autoriteteve.
Një shofere vajzë me Benz E Class të bardhë, motra e futbollistit të Laçit Mario Barjamaj, u bë shkak për përplasjen me 2 automjete. Rasti i parë, gjithashtu një drejtuese vajzë, kaloi pa debate për shkak të goditjes pa pagoja të mëdha. Por automjeti i dytë, një Audi A8 me targa angleze, që drejtohej nga një djalë hasjan, Fatjon Dauti 29-vjeçar nga Kruma pësoi dëmtimin e pasqyrës, incident që e bëri të dalë i tërbuar nga makina duke bërë debat me shoferen shkaktare.
E reja është detyruar të thërrasë vëllain e saj futbollit, Mario Barjamaj 26 vjeç nga Tirana, dhe bashkëshortin Isuf Lika 24 vjeç nga Domja. Të dy, u konfliktuan me Fatjon Dautin dhe mikun e tij pasagjer, Adem Noreci 29 vjeç me banim në Tiranë.
Automjeti i tyre Audi A8 mori edhe një dëmtim në xhamin e pasmë, që mendohet të jetë goditur me shkop bejsbolli nga vëllai dhe bashkëshorti i shoferes, të dy në kërkim nga policia.
Fatjon Dauti përfundoi i dëmtuar dhe iu desh të paraqitej në spitalin e Traumës për të marrë mjekim. Atje, iu gjet me vete në xhep, hashash, ndaj policia ka ngritur ndaj tij dyshimet se shpërndan lëndë narkotike. Pranë vendit të përplasjes, blutë gjetën edhe armë zjarri, e cila nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezultoi të jetë e Dautit të prangosur në spital dhe mikut të tij në kërkim Adem Noreci, pa leje nga autoritetet.
26-vjeçari në kërkim policor, Mario Barjamaj i rritur në akademinë e Partizanit, e ka nisur karrierën në futboll te ekipi i Bylis, 2 vite më pas te Apolonia, ndërsa këtë sezon i është bashkuar Laçit në Superligë ku luan rregullisht si titullarë.
Fatjon Dauti 29 vjeç banues në Krume (I arrestuar)
Adem Noreci 29 vjeç, banues në Tiranës (Në kërkim)
Marjo Barjamaj 26 vjeç banues në Tiranës (Në kërkim)
Isuf Lika 24 vjeç banues në Domje (Në kërkim)
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 17:55
Kualifikueset e Botërorit, si e parashikoni Shqipëri-Andorra?
-
Fiton Shqipëria
84.1%
-
Barazim
8.6%
-
Fiton Andorra
7.3%
Vota total: 233
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
LIVE/ Manaj dopietë pas 19 minutash, Shqipëri 2-0 Andorra! Tifozat Kuq e Zi shajnë në kor Dukën dhe braktisin stadiumin
24 Mars, 16:30
-
Kostoja e lartë e jetesës në Tiranë/ Ekspertja e ekonomisë analizon faktorët: Ndikim ka pasur tregu imobiliar
24 Mars, 14:14
-
Pjesë e rrjetit të prostitucionit në Tiranë, lihen në burg 5 kolumbianet! Dëshmia në gjykatë: Nuk e dinim se ishte vepër penale në Shqipëri
24 Mars, 13:26
-
Dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë! Zbardhet dëshmia e vajzës: Shkova te shtëpia e shoqes, më pas ajo thirri edhe dy djem
24 Mars, 12:41
-
Në Laknas ‘shtëpi bari’ si në Londër! Në burg dy vëllezërit e kthyer nga Anglia dhe elektriçisti! Bokset e muzikës shmangën zhurmën, aspiratori largonte aromën
24 Mars, 12:17
-
Sherr me sende të forta mes dy shoferëve në Kamëz, njëri përfundon në spital, tjetri në kërkim! Qëllohet me armë në ajër
24 Mars, 11:13
-
Do shiste pistoletën në Tiranë, arrestohet i riu! Nis hetimi edhe për një 23-vjeçar
24 Mars, 09:15
-
Kreu manovra të gabuara në autostradën Tiranë-Durrës, gjobitet drejtuesi i kamionit
24 Mars, 09:01
-
Nesër ndeshja Shqipëri - Andorra/ Policia e Shtetit publikon planin e masave të ndërmarra! Ja rrugët që do të bllokohen
23 Mars, 18:16
-
'Veri - Jug' sjell reportazhin ‘Pranverë në Prezë’, këshillat e dy agronomëve për fermerët
23 Mars, 14:48
-
Tiranë/ Operacioni policor “Two”, kapet dhe arrestohet 28-vjeçari i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg
23 Mars, 13:42
-
Përplasi me makinë 3-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet shoferja 44-vjeçare në Tiranë
23 Mars, 13:16