'Abuzuesit t'na lënë të ndihmojmë kë realisht ka nevojë!' Ndreu: 'Lidhja' me Italinë rrezikon Lezhën, të shpresojmë mos kemi asnjë me COVID-19

LEZHE - Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu në një intervistë për Report Tv, tha se fokusi i bashkisë është tek dhënia e ndihmave ushqimore për njerëzit në nevojë. Ai tha se veç listës zyrtare të personave që janë me ndihmë ekonomike, në këtë situatë jo të zakonshme për gjithë Shqipërinë, lista do të zgjerohet edhe më shumë me persona të tjerë që në këto kohë nuk e përballojnë dot furnizimin me ushqime. Në një lidhje të drejtpërdrejt nga zyra e tij në Bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu tha se ka edhe qytetarë që abuzojnë dhe krijojnë situata të pakëndshme duke kërkuar atë që nuk i takojnë, dhe për këtë bëri apel që në këto ditë të jemi të gjithë solidarë

"Problemi i listës është një problem që ka një vlerësim tjetër. nuk mund të flasim për një listë të shtresave në nevojë që i kemi njëlloj si në kohë të zakonshme. Sot kemi një qasje tjetër. Është edhe problematika e tjera që dalin në pamundësi për të siguruar kushtet e mbijetesës këto ditë. Kjo listë bëhet edhe më e madhe dhe po e kalkulojmë me detaje. Në bashkëpunim edhe me privatët po shpërndajmë pako me fondet e bashkisë, për familjet në nevojë. Presim edhe planin ekonomik që ka hartuar qeveria në ndihmë të bashkive për të suportuar me pako të tjera. Kryesorja është që njerëzit të rrinë në shtëpi dhe të mos na bëhen barrë. Do i lutem abuzuesve, nuk është rasti të paraqiten në zyrat e bashkisë dhe të kërkojnë gjëra të paqena, është e turpshme për disa që janë pak, por janë edhe njerëz që bërtasin dhe krijojnë situata të pakëndshme. Ka disa abuzues që pavarësisht se janë në kushtet optimale dhe i kanë kushtet e jetesës normale vijnë dhe kacafyten për të kërkuar gjëra që nuk i takojnë. Të na lenë të merremi me familjet realisht në nevojë. Për pak ditë ne shkojmë tek mbi 350 pako të shpërndara. Edhe sot ndajmë 200 pako tek komuniteti rom, dhe ajo që dua të shpreh është një linjë komunikimi e jashtëzakonshme dhe një mbështetje fantastike që qytetarët e Lezhës po na japin. Telefoni im është i hapur për këdo që telefon, por duhet të jemi të gjithë solidarë dhe do ia dalim", tha kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu për Report Tv.

Ndër të tjera ai shtoi se një tjetër pikë që po punohet është edhe ajo e kontrollit për listave të nxjerra nga sistemit TIMS, të të gjithë atyre personave që mund të kenë qenë kohët e fundit në zonat e kuqe, e veçanërisht, Italinë, me të cilën Lezha ka lidhje të fortë.

"Listat nga sistemi TIMS u janë shpërndarë administratorëve, dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me shërbimet e policisë me secilin person që ka ardhur nga jashtë dhe duhet të qëndrojnë në vetëizolim. Lezha është në risk për shkak të lidhjes me Italinë, por duhet të jemi të gëzuar që nuk ka asnjë të prekur të vijojmë të respektojmë masat kufizuese që po e japin efektin e tyre dhe shpresojmë që deri në fund mos të kemi asnjë rast me të infektuar me COVID-19", tha Pjerin Ndreu.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hfhfhf: 22/04/2020 11:52

    shko mor legen

    Përgjigju
  • Gazmend: 21/03/2020 05:03

    Me mire te thote zotria se Lezha pa Italin eshte e mbaruar e vdekur ne 28 vitet e fundit dhe jo te beje kontroversin per rrezikun qe i vjen Lezhes me demek nga lidhja me Italine !!!!

    Përgjigju
  • Dkksks: 21/03/2020 00:31

    Deklaro voten ti ate bej, lere koronen, deklaro voten

    Përgjigju
  • Lor: 20/03/2020 13:55

    Ik morr trego prralla ne vend tjeter si spaska ne lezh raste apo se je ti shum i fort ene e ke trb virusin aahhahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë