Skrapar/ I maskuar dhe me armë, 35-vjeçari kërcënon te renë për t’i vjedhur telefonin! Kalimtari ndërhyn për ta shpëtuar

SKRAPAR- Një 35-vjeçar është arrestuar në Skrapar, pasi i maskuar dhe i armatosur ka kërcënuar një 28-vjeçare që t’i vjedhë celularin. Po ashtu, ai ka kërcënuar dhe kanosur me jetë edhe një 53-vjeçari. Ky i fundit ka qenë këmbësor dhe është përpjekur që të ndërhyjë në momentin kur ka parë se ai po kërcënonte me armë të renë.

35-vjeçari Besnik Kreci është arrestuar nga uniformat blu në afërsi të përroit të fshatit Çepan, ku kishte shkuar për t’u fshehur.

Gjatë kontrollit në çantën e dorës, të arrestuarit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 2 mjete prerëse (thika), 2 maska (kapuça), një palë doreza dhe një elektrik dore.

“35-vjeçari, i maskuar dhe duke kërcënuar me armë zjarri pistoletë, ka tentuar t’i vjedhë celularin, një 28-vjeçareje. Ai gjithashtu ka kanosur për jetën, një 53-vjeçar që ka ndërhyrë kur ka konstatuar tentativën për vjedhje. Si rezultat i veprimeve të shpejta në vendngjarje, shërbimet e Policisë e kanë gjetur dhe arrestuar shtetasin B. K., në afërsi të përroit të fshatit Çepan, ku kishte shkuar për t’u fshehur”, njofton policia.

Ai rezulton i dënuar më parë për veprat penale "Vjedhja me armë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur".

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës