I maskuar si agjent pronash, shqiptari vjedh 19 milionë dollarë nga investitorët 'viktima' për të luajtur bixhoz

I maskuar si agjent pronash, shqiptari vjedh 19 milionë dollarë nga investitorët 'viktima' për të luajtur bixhoz

Viktor Gjonaj

Shqiptari, Viktor Gjonaj i cili punonte si agjent pronash në Macomb të SHBA-së është akuzuar për mashtrim të investitorëve në shumën prej 19 milionë dollarë për të përmbushur vesin e tij, bixhozin përmes lotarisë Michigan.

Mediat e huaja raportojnë se, Viktor Gjonaj, 43 vjeçari me origjinë shqiptare i cili jetonte në Shelby Township në SHBA, sipas Prokurorëve Federalë shpenzonte 1 milionë dollarë në javë për të blerë bileta lotarie.

Duket se ai ka përdorur përvojën e tij si ndërmjetës i pasurive të patundshme për të bindur njerëzit t’i jepnin para duke i mashtruar, kanë thënë prokurorët në dokumentet e gjykatës.

"Ky rast na tregon se kriminelët mund të përdorin metoda të sofistikuara dhe biznese të ligjshme, për të mashtruar përmes marrëveshjeve krejtësisht fiktive të pasurive të patundshme por krimet e tyre nuk janë asgjë më shumë sesa vjedhja e parave të njerëzve të tjerë," tha në një deklaratë Avokati i SHBA-së Matthew Schneider.

Akuza e ngritur kundrejt Gjonaj është e dënueshme deri në 20 vite burg.

Në lidhje me këto akuza ka folur edhe avokati I tij Steve Fishman “ Është një biznesmen I respektuar, I cili për fat të keq zhvilloi një varësi nga lojërat e fatit që e çuan në këtë situatë.”

"Varësia e tij ishte e njohur mirë për shtetin e Michigan, i cili, megjithatë, e lejoi atë të vazhdonte lojërat e fatit. ”, shtoi ai.

Sipas të dhënave të gjykatës, Gjonaj, akuzohet edhe për mashtrimin e të paktën 24 investitorëve, shumica prej të cilëve ishin anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan duke i vjedhur 26.4 milonë dollarë, nga qershori i vitit 2017 deri në gusht të vitit 2019.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin