Brajan, fëmija 11-muajsh që 4 ditë më parë iu nënshtrua një ndërhyrje tejet të vështirë kirugjikale, më në fund ka shkuar në shtëpinë e tij.
Operacioni i vështirë zgjati 6 orë, duke u konsideruar si një “mrekulli”, pasi fëmija vuante nga “moymoya”, një sëmundje e rrallë, e cila ngushton arteriet që furnizojnë trurin me gjak.
Report Tv e ndoqi hap pas hapi historinë e tij, ndërsa ekipi i QSUT u kujdes për Brajanin e vogël, megjithëse 24 gushti do të mbahet mend gjatë për dy prindërit e tij, të cilët në ankth pritën rezultatin e operacionit.

Brajani, fëmija 11 muajsh që i shpëtoi sëmundjes "moymoya" në QSUT
Sot, ai shkon në shtëpi me shpresën se trupi i tij do të arrijë të rekuporojë gjurmët e sëmundjes, ndërsa QSUT-së i shtohet një histori suksesi që të heq shijen e hidhur që të ngelet jopak herë kur viziton spitalet në Shqipëri.
Komente


Jete te gjate e te lumtur femijes. Pergezime me te sinqerta doktoreve qe e shpetuan. Bravo.
PërgjigjuE rujt zoti engjellin e vogel ishalla i qofshin te mbarume prb
Përgjigju