I mbylli dosjen bosit të prostitucionit, ja si u shkarkua prokurorja Elina Kombi, fshehu një hotel në Pogradec, para dhuratë nga prindërit   

I mbylli dosjen bosit të prostitucionit, ja si u shkarkua prokurorja Elina Kombi, fshehu një hotel në Pogradec, para dhuratë nga prindërit   

Elina Kombi

Gazetari i Report Tv Sokol Dema raporti sot se prokurorja Elina Kombi kishte mbyllur më herët dosjen e vëllezërve Albert, Gent dhe Bashkim Topuzi, të cilëve Prokuroria e Elbasanit iu sekuestroi pasuri me vlerë rreth 3.5 milionë euro, pasuri e cila dyshohet të kenë ardhur nga prostitucioni dhe trafiku i drogës. Zonja Kombi nuk kishte konstatuar shkaqe për të zbatuar ligjin anti-mafia për sekuestrimin e pasurive të vëllezërve Topuzi. U desh rihpaja e hetimeve nga prokurori Artur Ismailukaj që në 2018 që të sekuestrohej pasuria e vëllezërve Topuzi, ku përfshihen apartamente, një vilë, makina, lokal etj. 

Në 3 shkurt të vitit 2022, Komisionit të Vetingut i mjaftuan vetëm gjetjet për kriterin e pasurisë për të shkarkuar nga detyra prokuroren Elina Kombi, e cila ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Zonja Kombi ka punuar fillimisht si prokurore në Prokurorinë e Pogradecit dhe prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Tiranës. Mes pasurive të deklaruara, Komisioni i Vetingut ka konstatuar se prokurorja Kombi nuk justifikonte plotësisht me burime të ligjshme të ardhurash një apartament 96 m2 në Pogradec si dhe një shtesë anësore me sipërfaqe 104 m2 po në Pogradec. 

Gjithashtu, Komisioni i Vetingut thekson se bashkëshorti i prokurores nuk justifikon rreth 40 mijë euro për ndërtimin e një ndërtesa me 3 kate, në Pogradec. Gjithashtu, në vendim thuhet se kjo ndërtesë ka shërbyer si hotel, ku prokurorja dhe bashkëshorti i saj kanë  ushtruar aktivitet i paligjshëm hoteleri-turizëm, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore. Hoteli nuk rezulton në Qendrën Kombëtare të Biznesit, por është reklamuar në rrjetet sociale, ku numrat e kontaktit janë nuri i prokurores Elina Kombi dhe numri i bashkëshortit të saj. 

Sipas Komisionit të Vetingut, prokurorja nuk justifikon plotësisht as dy makina në vlera të deklaruara 1.5 mijë euro dhe 4 mijë USD. Në vitin 2004, prokurorja ka deklaruar edhe një depozitë me vlerë 41 mijë euro, nga e cila sipas 20 mijë USD u përkasin prindërve emigrantë në Greqi. Komisioni i Vetingut ka konstatuar se prindërit e prokurores kishin pamundësi financiare për të siguruar 20 mijë USD. Prokurorja pretendon se ka punuar në SHBA kur ka shkuar për leje lindjeje, duke fituar para, deklarata të cilat janë hedhur poshtë nga Komisioni i Vetingut.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • alfredi: 06/10/2022 20:40

    Ore çfarë bëhet këtu ,çjanë këto marifete ,a di kush të na thotë, njerëzit tmerrohen kur dëgjojnë të tilla marifete, laku shtrëngohet përditë e prap nuk po i del fundi këtij kodoshllëku të ndjekur nga mender prokuror e gjykatës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi