Leonard Dibra, ka qenë vetëm 7 vjeç kur së bashku me nënën e tij, Nazmien, ishe duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën, për të mbushur një bombël gazi. Mirëpo teksa Nazimja ecte me djalin që mbante në dorë, një mikrobuz tip “Benz-Mercedes“ me targë “X 886-WVW” i drejtuar nga Gëzim Zhuzhi, ka përplasur e aksidentuar këmbësorët Nazmije Reka dhe të miturin Leonard Dibra. Që nga kjo ditë, i mituri ka mbetur me pasoja në shëndetin fizik, pasi nuk është i aftë të lëvizë, të shkojë në shkollë si bashkëmoshatarët e tij, dhe të jetë i aftë për vetën kur të rritet.
/Shqiptarja.com




