Shqiptari i Kosovës, Demahmet Sinani, është shpallur kampion në “MCF Fight Story”.

Sportisi arriti të dilte triumfues në turneun e zhvilluar në Malin e Zi, i cili është gjysmë-profesional në kategorinë MMA.

Sinanit i mjaftuan vetëm 20 sekonda për të mposhtur serbin që kishte përballë, i cili ishte dhe kampioni në fuqi i këtij turneu.