Shpresat e Novak Gjokoviçit, tenistit të pavaksinuar kundër Covid, për të luajtur në “Australian Open” u shkatërruan pasi ai humbi gjyqin e tij me shtetin Australian, pas anulimit të vizës për shkak të problemeve me vaksinimin anti-COVID.
Tre gjyqtarë të Gjykatës Federale lanë në fuqi një vendim të marrë të premten nga ministri i emigracionit për anulimin e vizës së 34-vjeçarit serb për arsye të interesit publik. Gjokoviç do të qëndrojë së bashku me emigrantët e tjerë, derisa të dëbohet nga Austrailia dhe t’i mohohet e drejta për t’u kthyer për tre vjet.
Vendimi i Gjykatës Federale i mohon tenistit mundësin për të fituar “Australian Open” për të10-tën herë dhe të katërtën radhazi.
Ardhja me leje speciale
Numri një i tenisit botëror është futur në Australi me një leje speciale, të lëshuar nga autoritetet e Serbisë. Ai nuk është vaksinuar kundër virusit Corona, por në hyrje në Australi ka paraqitur një dokument ku thuhet se ai ka qenë i infektuar me virusin Corona dhe se testi pozitiv ka rezultuar me datën 16 dhjetor 2021. Megjithatë ai vetëm një ditë më vonë ka marrë pjesë në një manifestim me tensitë të rinj në Serbi dhe është fotografuar me ta pa maska, pa respektimin e distancës dhe masave kundër pandemisë Corona. Në një shpjegim të mëvonshëm Gjokoviq tha se rezultatin e ka marrë më vonë dhe se nuk e ka ditur se është i infektuar. Por të nesërmen, me 18 dhjetor numri një i tenisit në botë i ka dhënë një intervistë gazetës franceze L'eqipue dhe ka bërë fotografi pa maska. E në prag të vitit të Ri ai ka udhëtuar në Spanjë, ku ka stërvitur dhe prej nga ka postuar edhe vet fotografi në rrjetet sociale.
Dyshimet për manipulim
Ndërkohë janë ngritur dyshime edhe përvërtetësinë e dokumentittë infektimit me virusin Corona, të lëshuar nga autoritetet në Beorgrad, sepse një portal gjerman ka shkruar se kjo certifikata e vaksinimit është futur në bazën e të dhënave me datën 26 dhjetor 2021, e jo me 16 dhjetor. Sipas rregullave në Serbi, personat që nuk i respektojnë masat e karantinimit dhe izolimit pas testit pozitiv ndaj virusit Corona, mund të denohen me gjoba por edhe me heqje lirie.
Sidoqoftë, në hyrje në Australi, Novak Gjokoviq ka paraqitur një dokument ku thuhej se pas infektimit ai nuk ka udhëtuar në asnjë vend tjetër. Më pas ai ka kërkuar faljedhe ka pranuar se shoqëruesit e tij e kanë bërë këtë gabim. Ai ka pranuar edhe gabimin pse i ka dhënë intervistë gazetës franceze. Por gjykata sot vendosi që Gjokoviq duhet të largohet nga Australia.
Dëbimi
Pas këtij vendimi Novak Gjokoviq duhet të largohet nga Australia dhe nuk mund të mbrojë titullin e më të mirit në Australian Open, i cili fillon ditën e hënë. Gjokoviq kishte shansin që me një titull eventual në këtë turne të thyejë rekordin e titujve në Grand Slam turne të tenisit. Ndërsa autroitetet e Australisë tani duhet të vendosin a do të dëbohet ai, kur do të dëbohet dhe nëse Gjokoviq do të denohet edhe me moslejim të hyrjes në këtë vend për tri vjte të tjera, siç zakonisht veprohet në raste të dëbimit nga vendi.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas përjashtimit të tenistit serb Novak Gjokoviç nga 'Australian Open'. Vuçiç shprehet se ka foluar me Gjokoviç pas vendimit të gjykatës ndërsa i ka thënë se është gjithmonë i mirë pritur në Serbi. Vendimi i Gjykatës Federale i mohon tenistit mundësinë për të fituar “Australian Open” për të10-tën herë dhe të katërtën radhazi.
"I thashë se është gjithmonë i mirëpritur në Serbi"-tha Vuçiç për mediat.
I veshur me të zeza dhe me maskën anti-COVID, Novak Gjokovic është dëbuar përfundimisht nga Australia pasi humbi edhe mundësinë e tij të fundit për të qëndruar në vend.
Gjokoviç tha se ishte "jashtëzakonisht i zhgënjyer" por e pranoi vendimin. Ai u nis me një fluturim për në Dubai.
Në fotot e publikuar janë momentet e tij të fundit në tokën australiane.
Deputeti Erion Braçe ka reaguar në lidhje me lajmin se numri 1 i tenisit në botë, Novak Gjokoviç, ka marrë sipas tij dënimin e merituar nga autoritetet australiane pasi mashtroi me historinë e tij me COVID. Braçe shkruan se askush nuk është mbi rregullat atje dhe bën një paralelizëm me situatën se si sille 'vipat shqiptarë'.
Postimi i Braçes
Vip-i pa vaksinë kthehet në Serbi, sepse ligji nuk e njeh vipllëkun! Numri 1 i tenisit në botë dhe hero kombëtar në Serbi-nga këta që ai vend i shpall çdo muaj, ishte i pa vaksinuar, për pasojë ne kundërshtim me ligjin e rregullat në Australi! Pike dhe kaq!
Po këtu? Këtu vipllëku është përtej ligjit, rregullave; këtu VIP-at i bëjnë vetë rregullat e sëmundjes; lexojnë aq shumë sa plasin dhe e vendosin vetë, individualisht si VIP apo në grup si VIP-a, se si përballen me sëmundjen:
Nuk ka rëndësi në janë këngëtarë, aktorë, gastorë, prezentatorë apo politikanë, nuk ka rëndësi që janë në festa apo protesta, ata janë VIP-a dhe janë mbi ligjin e rregullat!
Aaaa po, rëndësi ka që ata i thonë popullit: Për ju ka rregulla te tjera!
Dhe pasoja: Të premte- 2 179 të infektuar dhe 7 të vdekur; të shtunë- 2 163 të infektuar dhe 3 të vdekur. Dhe nuk ka mbaruar; të infektuarit e sotëm janë ata të festave të ndaluara e mitingjeve të lejuara të fundvitit; tani prisni valën e festave, mitingjeve e protestave të kësaj jave!
Po per cilet VIP-a shqiptare flet o Brace? Aty ke VIP-a gjithe popullin,nuk i shikon qe rritja e numerave te infektimeve koncidojne me Krishtlindjet dhe Vitin e Ri,me varra-vingat,takimet,darkat e vizitat me keto raste?! Tani valen tjeter prite pas puthjeve te Shen.Valentinit,pra nje deri dy jave pas 14 Shkurtit.
PërgjigjuKa Çeçua biçak atje. Se janë mësuar më shqiptarët këta plehrat e Serbisë që bëjnë ça u do qejfi. Imagjinojeni të ishte ndaluar në Kosovë apo Shqipëri ky t(p)enisti, do fillonte lufta e 3 botërore.
PërgjigjuSa mire ja bene plehres.
PërgjigjuHajde luaj ne Open Ballkan…
PërgjigjuLali do e fton që t’ia jap qelsin e radhës në Tiran, për t’ia shëruar plagën . Për zotin nuk do befasohem fare nëse kjo gjë do ndodhëte !
Gjoka falcifikoi certifikatën e covid-19, serbia ka falcifikuar Historin në përgjithësi…! Kjo është në natyrën e tyre …
Përgjigju