Befasi e madhe në raundin e 1/16 në Shanghai Masters 1000, pasi spanjolli Carlos Alcaraz, numri 3 në botë në tenis, u eliminua me rezultatin 7-5 dhe 7-6 nga Zizou Bergs.

Te spanjolli u vunë re shumë gabime dhe nervozizëm, që në fund i kushtuan shtrenjtë ndaj belgut i cili renditet në vendin e 39 në ATP. Ky eliminim i heq mundësinë Alcaraz për fitimin e trofeut dhe për këtë arsye numri 1 në botë deri në fund të vitit pritet të jetë gjermani Alexander Zverev.

Aktualisht numri 1 në tenis është Yannik Sinner, por italiani javën e kaluar njoftoi mbylljen e vitit për shkak dëmtimi, pasi theksoi se ka zgjedhur të rikuperohet plotësisht për të patur një karrierë sa më të gjatë.

Që nga viti 1973, kur u themelua ATP, Zverev do të bëhet tenisti i parë gjerman i cili do të mbyllë vitin si numri 1 në botë. Ai do ta bëjë këtë në moshën 29 vjeç, 5 muajsh e 24 ditë. Është interesante gjithashtu se në rastin e Zverev është hera e parë që një tenist e di se do ta përfundojë sezonin si mbret pa qenë më herët numri 1 në botë qoftë edhe për 1 javë të vetme.