Dy të rinj janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim gjatë operacionit të koduar “Eklipsi”nga Seksioni për Krimet Kundër Pronës në kryeqytet.  

Sipas një njoftimi të policisë, në pranga kanë rënë 18-vjeçari me inicialet R.A dhe Luan Lama 19 vjeç, të dy banues në Tiranë, ndërsa në kërkim janë shpallur F.Gj 29-vjeç dhe I.Sh 19 vjeç.

Policia thotë se këta persona prej 5 muajsh, i kanë marrë shtetasit me inicialet E.B një shumë prej 26 mijë eurosh dhe në momentin e arrestimit po tentonin që t’i merrin me anë të dhunës dhe kanosjes edhe një shumë tjetër prej 3 mijë eurosh.

Arrestimi i dy të rinjve u krye në rrugën e “Barrikadave”, në afërsi me shkollën e mesme të përgjithshme “Sami Frashëri”.

Polcia sekuestroi në cilëdinë e provës material një automjet tip "Mercedes Benz", me targë AA391LU, 3 aparate celularë dhe 6 karta celularesh të kompanive të ndryshme.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)