Dy efektivë të policisë rrugore janë përjashtuar përfundimisht nga Policia e Shtetit pasi janë kapur duke u marrë qytetarëve ryshfet. Dy policët e përjashtuar janë Shamet Kuqo dhe Elton Gjedia.

Vendimi për përjashtimin e tyre u mor nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, pas denoncimit nga emisioni investigativ ‘STOP’, ku dy policët i kanë marrë para të infltruarit të emisionit, i cili u hoq si një qytetar i thjeshtë, ndërsa policët i morën 2 mijë lekë ryshfet.

Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin në lidhje me këtë rast.  

Pjesë nga biseda e policit me të infiltruarin

Efektivi i policisë: Ec përpara…!

Agjenti i “Stop”: Ku do më çosh?

Efektivi i policisë: Në komisariat për verifikim!

Agjenti i “Stop”: Po shoqe e kam, çfarë e kam?

Efektivi i policisë: Çfarë ke ndonjë gjë të paligjshme brenda?

Agjenti i “Stop”: Po hajde, kontrolloje, po pati gjë…!

Efektivi i policisë: Pyes!

Agjenti i “Stop”: Po nuk kam gjë, o shefi!

Efektivi i policisë: Po hë, mos u nxito tani! Është turp. Është turp. Është turp, o vëlla. Të mbaj  deri në 11 në komisariat, të vijë të të marrë familja!

Agjenti i “Stop”: Po më pe në këtë vend, ose në ndonjë vend tjetër jashtë… se qenka problem i madh.

Efektivi i policisë: Na sill ndonjë kafe dhe ik!

Agjenti i “Stop”: Të të jap ndonjë njëzetëshe, se nuk kam shumë!Efektivi i policisë: Ik! Lëviz, që këtej, se do vijë shërbimi tjetër dhe…