ITALI- Policia në Treviso arrestoi 2 shqiptarë si autorët të grabitjes së një zyrtari të kompanisë që lëshonte me qira lojërat elektronike. Identifikimi i tyre u mundësua nga kjo video, ku duken qartë hajdutët që e kërcënojnë me armë.

Ata i rrëmbyen 2 çanta ku ishin 10 mijë euro, ndërsa u bllokua një "BMW" që ishte braktisur prej tyre pas grabitjes.

Nga hetimet intensive policia identifikoi 35-vjeçarin shqiptar Ervin Sheshi, si një prej kriminelëve.

Ndërkaq, verifikimet e mëtejshme mundësuan arrestimin e autorit të dytë, Erion Duçkallarit, 40 vjeç.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)